Kendall Jenner u transferua nga West Hollywood në Beverly Hills në vitin 2017.

Dhe modelja 24-vjeçare nuk ka treguar deri tani rezidencën e saj luksoze. Modelja e Vogue më në fund ngarkoi disa imazhe befasuese të shtëpisë së saj nga brenda në mediat sociale të hënën në mbrëmje, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Fokusi i dhomës ishte pema e saj e gjatë e Krishtlindjes e cila është shumë e modeste në krahasim me pemët e motrës Kim, Khloe dhe Kourtney Kardashian .

22072794 7778163 image m 144 1576013188393 Shtëpia luksoze e Kendall Jenner (Foto: Instagram)

Në 2017 Kendall bleu rezidencën e vjetër të Beverly Hills të Charlie Sheen brenda Mulholland Estates për 8.5 milionë dollarë.

Ka pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjë. Hapësirë për 6.625 metra katrorë është ndërtuar në 1991.

Përfshihet po ashtu një oborr me një shatërvan.

Shtëpia gjithashtu vjen me një kinema, zyrë, dhomë familjare dhe një kuzhinë të pajisur me një ishull me qendër të madhe. Jashtë, ka një pishinë, fushë tenisi dhe një zonë e madhe loje.

22072792 7778163 image a 133 1576012150715 Shtëpia luksoze e Kendall Jenner (Foto: Instagram)

Kendall Jenner është fytyrë e çdo shfaqjeje të Victoria’s Secret bashkë me Tyra Banks, Heidi Klum, Miranda Kerr, Bella e Gigi Hadid, njëherësh një nga modelet më të suksesshme në botë. /Telegrafi/

22072798 7778163 Big time The tree looked 12ft tall and had white lights it was d a 146 1576013346240 Shtëpia luksoze e Kendall Jenner (Foto: Instagram)