Kendall Jenner kërkon urdhër ndalimi për një person që tentoi ta vriste atë

Kendall Jenner thuhet se ka dhënë një urdhër ndalimi për një person që pretendohet të ketë udhëtuar në SHBA për ta vrarë atë.TMZ raporton se ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 25 vjeçe, ka qenë e suksesshme në përpjekjet për të marrë urdhrin e ndalimit të përkohshëm kundër një 24 vjeçari të quajtur Malik Bowker.
Ylli thuhet se bëri kërkesë për urdhrin e ndalimit pasi u informua nga një detektiv i LAPD se Malik planifikoi ta vrasë atë.

I njëjti tani duhet të qëndrojë larg modeles gjatë tërë kohës.
Sipas dokumenteve ligjore të marra nga TMZ, oficerët i kishin thënë Kendall rreth planit të Malik për të blerë një armë zjarri të paligjshme për ta qëlluar atë dhe më pas veten.
Dokumentet thanë se Jenner u informua nga policia se Malik është përkohësisht në repartin psikiatrik të një spitali në Los Angeles.

Ata megjithatë paralajmëruan se ai së shpejti mund të lirohet.
Kendall deklaroi se nuk e ka takuar Malikun më parë, por është e tmerruar që ai do të përpiqet ta lëndojë atë nëse lirohet nga spitali.
Ajo pretendon se kërcënimet e pretenduara po i shkaktojnë stres të rëndë emocional dhe ankth. /Telegrafi/






























































