Përgjatë viteve, motrat Kardashian kanë ditur t’i qëndrojnë pranë dhe ta mbështesin njëra- tjetrën në kohë të vështira.

Megjithatë, mbi të gjitha, Kendall Jenner një gjë s’do ta harrojë kurrë: mbështetjen e fuqishme që mori në adoleshencë.


Kendall, që aktualisht është imazhi i Proactiv ka rrëfyer në E!News për betejën e saj me aknet, betejë që nisi kur ajo ishte 14 vjeç.

Gjatë kësaj kohe, Kendall u shoqërua nga një ndjesi e theksuar e mungesës së besimit.

kendall jenner breakout2

Kishte ditë kur Jenner shpërthente në lot prej gjendjes së lëkurës, por falë Zotit ishin Kourtney, Kim dhe Khloe ato që mundoheshin ta qetësonin motrën e vogël.

“I kisha aty pranë meje duke qarë së bashku me mua.” Nën një rrëfim të sinqertë, Kendall tregoi se krahasimi me të motrat ishte i pashmangshëm.

“Pjesa më e madhe e motrave kishin patur një lëkurë të bukur. Kur isha e vogël shihja se sa të bukura (ishin) dhe sa lëkurë fantastike kishin motrat e mia.”

Shpesh madje pyeste veten:

“Çfarë po më ndodh? Pse mua? Ju jeni të gjitha kaq të jashtëzakonshme dhe unë duhet të vuaj.”

Po kështu, ylli i skenës tregoi se edhe Khloe dhe vëllai Rob kanë patur pak probleme me aknet kur ishin adoleshentë.

Kështu Kendall vendosi të mos i lejonte aknet ta mposhtnin.

kendall jenner feat1

Sigurisht të qenurit nën presionin e modeles nuk ka qenë fort e thjeshtë, por Kendall është përpjekur t’i tejkalojë pasiguritë, raporton Anabel.

Për më tepër, 22- vjeçarja shprehet se në fund të ditës, gjërat më të rëndësishme në jetë janë marrëdhëniet që ka dhe njerëzit që e rrethojnë.

"Po të mos kisha njerëz të mirë rreth meje, miq dhe familjarë nuk do të isha në gjendje të kisha vetëbesimin për të qenë në gjendje që fshija gjërat e të kaluarës."

/Telegrafi/