LAJMI I FUNDIT:

Kenan Haxhihamza zgjidhet ‘Ylli i javës’ në Albi Mall Superligën e Kosovës

Kenan Haxhihamza zgjidhet ‘Ylli i javës’ në Albi Mall Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 19-të në Albi Mall Superligë i është ndarë portierit të SC Gjilanit, Kenan Haxhihamza.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Naim Kodraliu, Denis Isaja dhe Xhavit Mehmeti.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e nëntëmbëdhjetë t’i takojë Kenan Haxhihamzës, i cili me pritjet e tij ishte vendimtari në fitoren e skuadrës së tij kundër Llapit në udhëtim (0-1), duke arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme për Gjilanin.


Pasi mori këtë çmim, Haxhihamza u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Është rëndësishme që kemi fituar ndeshjen e parë sepse është një hap i rëndësishëm për hapjen e sezonit. Kjo është një rezultat i punës që kemi bërë në fazën përgatitore. Sa i përket kundërshtarit, ne jemi takuar edhe dy herë më parë me Llapin në këtë kampionat dhe kemi pasur rezultate pozitive. I njohim pikat e dobëta dhe të forta të tyre”.

“Pas transferimeve, kemi krijuar një grup shumë më të kualitetshëm dhe na mbetet ne të bëjmë punën në fushë për të sjellë rezultate dhe të dalim sa më shpejt në lojën që kërkon stafi teknik. Na ka ndihmuar shumë fakti që jemi bashkë që 6 muaj”.

“Synimet e klubit janë minimum dalja në Evropë. Ne jemi akoma në Kupë dhe do të luftojmë edhe për të fituar këtë trofe dhe për ta përmbyllur mirë sezonin”.

“Çmimin ia dedikoj të gjithë atyre që kanë investuar në mua që nga dita e parë, gjithashtu bashkëlojtarëve të cilët kanë derdhur djersë që rezultati i ndeshjes të mbrohet”, ka thënë Haxhihamza për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

La Liga
Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Përfaqësueset
Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

La Liga
Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë 'joprofesionist'

Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë 'joprofesionist'

Kombëtarja e Shqipërisë
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
Situatë e shëmtuar te Belgjika dhe Thibaut Courtois është në qendër të saj

Situatë e shëmtuar te Belgjika dhe Thibaut Courtois është në qendër të saj

Përfaqësueset
Kalo në kategori