Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi ka thënë se PDK po hakmerret ndaj tij për shkak të kalimit të tij në LDK.
Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka deklaruar se nënshkrimet dëshmojnë implikimin e PDK-së në dënimin e shqiptuar ndaj biznesit të tij.
“Lëvizja ime nga PDK në LDK normalisht që ka konsekuenca, nuk është dashtë të ketë por dikush po punon në këtë drejtim. Largimi im nga një parti në tjetrën paraqet largim politik edhe të disa numrave të caktuar”.
Deputeti Kelmendi ka thënë se ai nuk konsideron se ka dëmtuar PDK-në madje as nuk ka folur kundër këtij subjekti politik.
“Nuk kam dëmtuar PDK-në, as që kam folur kundër PDK-së, sepse unë merrem me çështje ekonomike. Lëvizja ime është lëvizje e garantuar nga Kushtetuta. Ky është një sanksionin i punëtorëve, jo kundër meje si Ramiz”, ka thënë më tej biznesmeni Kelmendi, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se në politikë ka hyrëë për të kontribuuar për çështje profesionale.
“Kam hyrë në politikë për të kontribuar në çështje profesionale, por për fat kë keq këtu duan të marrin diturinë profesionale që e ke, por nuk duan të jesh i konsultuar. Politikanët tanë vuajnë nga konsulentët e jashtëm, sepse ata flasin anglisht, por harrojnë se Kosovën e ndërtojnë njerëzit e këtushëm”, tha ndër të tjera deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë – arrestohen dy të dyshuar

Propozimi për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski nesër paraqitet në seancën e qeverisë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri