Biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka njoftuar se që nga sot do të fillojnë kontigjentet e para mbështetëse për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Kelmendi ka bërë të ditur se donacionet sot do të shpërndahen në Pejë, Gjakovë, Deçan, Junik dhe Klinë duke filluar nga ora 16:15.
“Në donacionet tona, bëjnë pjesë artikujt themelorë strategjik, nga të cilat, për qytetarë, ndahet 300 mijë kilogram miell, 24 mijë litra qumësht dhe 24 mijë litra lëngje, artikuj këta bazik për menaxhim të kësaj faze”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Në këtë gjendje nëpër të cilën po kalon vendi ynë, në një kohë kur pandemia globale Covid 19, ka marrë përmasa të shtrirjes edhe në Kosovë, bizneset tona, besojmë, të dëshmuara tashmë ndër dekada, për traditën, humanizmin dhe solidaritetin në vepër, edhe kësaj here bashkojnë forcat, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve vitale të shtetit.
Në këtë kuadër kompanitë tona: ‘Elkos Group-Etc’, ‘Devolli Corporation’, ‘Devolli Group’ dhe ‘Express-store’, prej sot (E Hënë) nga ora 16:15minuta, fillojnë kontigjentet e para mbështetëse për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Në donacionet tona, bëjnë pjesë artikujt themelorë strategjik, nga të cilat, për qytetarë, ndahet 300 mijë kilogram miell, 24 mijë litra qumësht dhe 24 mijë litra lëngje, artikuj këta bazik për menaxhim të kësaj faze.
Për institucionet vitale të vijës së parë, ato shëndetësore, objekteve të karantimit dhe masave vetëizoluese, ndahen: 1 mijë dyshek, 5 mijë jastëk dhe 100 mijë maska mbrojtëse.
Forma e ndarjes për komunat që i gjeni në tabelën e më poshtme, fillon sot nga ora 16:15min. në komunat respektive nëpër hapësirat e jashtme të objekteve e ETC-së.
Një person (kryefamiljarë) = 1 thes miell, 2 litra qumësht dhe 2 litra lëngje.
Gjatë shpërndarjes, ftojmë, përfaqësuesit e komunave respektive dhe stacioneve policore, të asistojnë për mbarëvajtjen e procesit dhe mos keqpërdorimin e doncioneve si dhe mbajtjen e rendit (distancës) sipas masave të nxjerra nga institucionet tona.
Tabela e shfaqur për Komunat që donacionet fillojnë sot nga ora 16:15 minuta:
1. PEJA (Etc 1, Etc 2, të gjitha Express strore; 2 mijë thas miell, 4 mijë litra qumësht, 4 mijë litra lëngje)
2. GJAKOVË (Etc dhe të gjitha Express store; 600 thas miell, 1 mijë e 200 litra qumësht, 1 mijë e 200 litra lëngje)
3. DEÇAN: (Etc: 400 thash miell, 800 litra qumësht, 800 litra lëngje)
4. JUNIK (Etc: 200 thash miell, 400 litra qumësht, 400 litra lëngje)
5. KLINË: (Etc; 400 thas miell, 800 litra qumësht, 800 litra lëngje)
Në komunat tjera, kontigjentet vazhdojnë nga nesër, më 24 Mars 2020.
Me respekt;
Ramiz Kelmendi-President i ‘Elkos Group-Etc’ ./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit