Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, përmes një postimi në Facebook ka përmendur ato që ai i ka quajtur “zhvillimet pozitive të Kosovës”.
Sipas tij, shumë ngjarje ekonomike dhe politike të udhëhequra nga qeveria e kryeministrit Isa Mustafa, po sjellin të ardhme të mirë si në aspektin e luftimit të krimit dhe korrupsionit ashtu edhe në aspektin e besimit të investitorëve.
Postimi i plotë i Kelmendit në Facebook:
Kosova dhe zhvillimet pozitive të saj
Qeverisja dhe institucionet të cilat po këndellen në raport me të kaluarën
Fuqizimi ekonomik me rritje të caktuar pozitive ekonomike, më i larti në rajon, me mbi 4 % në dy vite radhazi dhe me trend të rritjes së vazhdueshme duke arritur edhe normën me numër dy shifror gjatë këtij mandati.
Zvogëlimi i papunësisë nga 35 % sa ishte, në 26.2 %, një rritje e punësimit e përcjellë normalisht nga rritja ekonomike.
Pakoja ‘fiskale 1’ e cila ndezi kandilin e kësaj rritjeje dhe hapi rrugën e procesit zhvillimor, me kulminacion rritje ekonomike të sektorit prodhues, që parashihet të arrihet me pakon ‘fiskale 2’, e cila përmirëson gabimet shumëvjeçare të qeverisjeve të kaluara të cilat ndoshta nga pakujdesia apo ndonjë arsye tjetër sanksionojnë sektorin prodhues në veçanti, janë vetëm disa prej shembujve konkret të të arriturave dhe përpjekjeve të pandërprera të qeverisë Mustafa.
Andaj këto dhe shumë ngjarje ekonomike dhe politike të udhëhequra nga qeveria Mustafa, po sjellin të ardhme të mirë si në aspektin e luftimit të krimit dhe korrupsionit ashtu edhe në aspektin e besimit të investitorëve.
Ligji mbi investimet strategjike, shtylla kryesore e negocimit të drejtpërdrejt të qeverisë dhe akterëve të mundshëm ekonomik, do të afirmoi shtimin e besimit tek investitorët me rrjedhojë, një lum të investimeve dhe investitorëve, është shembull tjetër i angazhimit të qeverisë.
Ashtu pra siç është rasti që institucionet dërguan ligjin për transformimimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës është edhe pakoja ‘fiskale 2’ në funksion të transformimit të ekonomisë prodhuese në gjenerator ekonomik shumë të kërkuar. Fuqizimi i këtij sektori të përmbushë në maksimum zëvendësimin e importeve dhe fuqizimin në tregun ndërkombëtarë.
Është koha e arritjeve të shumta dhe këto arritje po na fuqizojnë edhe karshi shumë tentimeve për destabilizimin e Kosovës nga shtetet jo mike.
Prandaj çdo herë që kemi lajme të mrekullueshme si në lëmin ekonomik sepse kjo e ndalon edhe eksodin e të rinjve dhe shton qëndrueshmërinë e të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në trojet e veta, është normale që edhe komponenta e sigurisë, siguron qytetarët që të jenë të mbrojtur, përveç forcave të fuqishme të NATO-s, edhe me forcat tona që janë të parapërgatitura për çdo sfidë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ATK mbledh 184.3 milionë euro tatime në dy muajt e parë të këtij viti

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa