Ish deputeti dhe biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi ka thënë se Prokuroria Speciale në Hagë ka ngritur propozim-aktakuzë me një pamflet ndajë liderit politik të UÇK-së, e kjo sipas tij nëse konfirmohet mund të quhet aktakuzë ndajë UÇK-së dhe luftës së drejtë të popullit të Kosovës për çlirim shekullor nga Serbia.
Kelmendi përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ka shkruar se qëndrimi i gjatë i Presidentit Hashim Thaçi, në Tribunal duke e shoshitur në detaje tregon seriozitetin e çështjes, tregon se prokurorët duhet të analizojnë vetveten.
Ai tutje shtoi se Prokurorët do bëjnë tërheqje të bazuar në faktet plotësuese që ka ofruar vet Thaçi.
Lexoni më poshtë shkrimin e tij:
Çmimet Nobel për Nënshkruesit e Marrëveshjes së Paqes mes Kosovës dhe Serbisë
Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë ka ngritur propozim-akuzë me një pamflet ndajë Liderit Politike të UÇK-së, liderit të Inteligjencës së UÇK-së dhe shumë Komandantëve eminent që Luftuan për Pavarësinë e Kosovës. A thua kush mbeti pa u akuzuar, vetë UÇK-ja! Pra nëse konfirmohen aktakuzat ndajë të apostrofuarve, kjo mund të quhet aktakuzë ndajë UÇK-së dhe luftës së drejtë të popullit të Kosovës për çlirim shekullor nga Serbia.
Nisur nga kjo, jam i bindur se qëndrimi i gjatë në kohë dhe në ditë në Tribunal duke e shoshitur në detalet më të imëta, duke komunikuar me personin i cili ka njohuri, ka pjekuri politike si në kohën e luftës dhe të pagesë, tregon seriozitetin e çështjes, tregon se prokurorët duhet të analizojnë vetveten, të analizojnë nxitimin e shfletimit të pamfletit juridik, të analizojnë në detaje dhe nga këto marrje në pyetje apo biseda tekniko faktike të prokurorëve dhe mbrojtësve juridik të Presidentit, të krijojnë materiale për tu tërhequr nga akuza e liderit politikë të UÇK-së. Tërheqja nga aktakuza, është tërheqja e aktakuzës ndajë UÇK-së, është tërheqja nga aktakuza ndajë Forcave Politike të SHBA-së, BE-së dhe NATO-së. Tërheqja e prokurorëve do bëhet sipas mendimit tim dhe do jetë e bazuar në faktet plotësuese që ka ofruar vet lideri politik nga dora e parë. Prandaj sipas të gjitha fakteve, mendoj se prokurorët, të cilëve nuk u është pranuar aktakuza nga gjyqtari i procedurës paraprake e bënë edhe më të lehtë vendimmarrjen për tërheqje.
Përveç që me tërheqje të aktakuzës i hapet dera e shpejtë e shkuarjes në shtëpinë e bardhë për një marrëveshje historike të paqes e cila sipas historive të këtyre marrëveshjeve tërheqë edhe çmimin nobel për paqe, sepse këto çmime ndahen për ata të cilët janë të guximshëm për të nënshkruar një marrëveshje e cila hap perspektivën njerëzore të jetës, kulturës dhe vlerave të tjera njerëzore.
Nëse sot i shohim qartë, disa elemente shumë me rëndësi, pritja e Vuçiqit me librin në tryezë KOSOVO i Metohija dhe me bukën si simbol i pritjes shtëpiake, për të cilën mendoj se komisioneri nuk di të gatuajë, përveç nëse këtë e ka bërë gruaja e tij, apo e ka sjellë Vuçiqi për të cilën gjë, komisioneri nuk ka pasur njohuri për të.
Nëse e shohim sot edhe Borell i cili tregon qartë së nuk janë shtjerrë ende të gjitha kërkesat që palët kërkojnë për marrëveshje, na tregon qartë se në tryezë do ketë ende kërkesa nga pala serbe dhe gjithashtu edhe Lajcak në të njëjtën mënyrë.
Nga përvoja dhe njohuritë e pleqnarëve tonë të odave të çmuara, sipas ligjeve dhe faktizimit të këtyre gjërave, Kosova gjithnjë ka humbur në tryeza ku kanë qenë prezent disa shtete që në vazhdimësi kanë mbështetur miqësisht Serbinë. Të shikojmë të gjitha një nga një dhe nga territori shqiptarë 74 mijë Ha, kanë mbetur vetëm 28 mijë Ha. pra, të gjitha të humbura në tryezë. Prandaj çdo respekt BE-së për angazhim, por animi personal i ndërmjetësuesve nuk garanton marrëveshje të drejtë, sepse kur përmenden odat sa herë që ndërmjetësuesit (pleqnarët) kanë dëmtuar njërën palë duke mbështetur palën tjetër, nuk ka pasur rezultat meritor. Këtu duhet të nxjerrim një para mësim nga historia e popullit shqiptarë , së këtë çështje mundë ta zgjidhë vetëm SHBA-ja dhe Qeveria e saj, të gjitha këto janë për mirënjohje.
Të rikujtojmë se Ndërmjetësimi (pleqnia) ndahet mes kërkesave të Palëve në kontest dhe duhet që Kërkesat të jenë të arsyeshme, të përfshihet qartë Lugina e Preshevës dhe disa territore historike që duhet të vendosen në tryezë. Nëse shkojmë me kërkesa të përcaktuara siç është pranimi i pavarësisë në këto territore që kemi, atëherë mundë që ndërmjetësuesit të ndajnë në mes kërkesave tona dhe kërkesave megalomane që Serbia po i cek në vazhdimësi.
Një proverb thotë se, Historia kombëtare është e njohur, por historia politike është pak sepse nuk kemi pasur shtete prej të cilëve jemi mësuar, por besoni në njerëzit e suksesshëm nga e kaluara, nga puna, veprimi dhe jo gjithnjë nga arsimimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit