Zëvendëskryeministri i Qeverise së Kosovës, Ramiz Kelmendi ka vizituar fabrikën e prodhimit të lëngjeve “Fluidi” në Gjilan, ku tha se kompanitë prodhuese janë shtytësit kryesor të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Sipas tij, qëllimi i vizitës ishte për të parë veprimtarinë prodhuese dhe zhvillimin e tyre konkurruese.
Kelmendi tha se si Qeveri janë të përkushtuar për krijimin e një ambienti të favorshëm për biznese.
Pronari i kompanisë “Fluidi”, Fejzullah Mustafa ka njoftuar për së afërmi zëvendëskryeministrin për ecurinë e kësaj kompanie prodhuese.
Mustafa njoftoj po ashtu se nga mesi i muajt prill do të startojnë edhe me rafinerinë për prodhimin e vajit ushqimor.
Ai tha se ndër barrierat kryesore të kësaj fabrikë për prodhimin e pijeve jo alkoolike është mungesa e energjisë elektrike dhe akciza për lëndën e parë. /Telegrafi/