Ish deputeti Ramiz Kelmendi ka reaguar në lidhje me numrin e lartë të vdekjeve ditore si dhe të të infektuarëve me COVID-19, e cila sipas tij është një situatë alarmuese.
Kelmendi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se masat që po ndërmerren nuk mjaftojnë dhe siç tha ai nuk korrespodojnë me gjendjen aktuale.
Ai po ashtu theksoi se numri i madh i të vdekurve është më i larti në rajon si dhe është alarm për institucionet qeverisëse dhe institucionet ekzekutive.
“ Numri i lartë i vdekjeve ditore, 15 persona në ditë dhe numri i lartë i të infektuarve me numër të vogël testesh, alarmon se jemi në një fazë ku institucionet do kolabojnë dhe do bjerë autoriteti ekzekutiv”, ka thënë Kelmendi.
Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:
COVID-19 – Virusi i dëmtimit Ekonomik Global por edhe dëmi më i madh
Numri i lartë i vdekjeve ditore, 15 persona në ditë dhe numri i lartë i të infektuarve me numër të vogël testesh, alarmon se jemi në një fazë ku institucionet do kolabojnë dhe do bjerë autoriteti ekzekutiv.
Përse duhet testuar numri i të gjithë atyre që shprehin simptoma dhe kontakte me të gjithë ata të cilët janë testuar dhe janë me rezultat pozitiv!? Është e drejtë ligjore dhe kushtetuese që të garantohet testimi dhe mjekimi për të gjithë qytetarët, nuk duhet të këshillohen qytetarët për masa izoluese pa u bërë testi i COVID-it për 10 ditë apo më shumë, sepse edhe mund të keqpërdoret çështja për t’i anashkaluar obligimet që rrjedhin nga puna, por edhe testi garanton saktë diagnozën dhe emrin e mbiemrin që jep informata të mjaftueshme për tu testuar dhe përcjellurë simptomat për të gjithë të cilët kanë kontakte, por njëkohësisht u shkruhet recepti për medikamentet të cilat duhet aplikuar dhe simptomat për të cilat duhet të lajmërohet në institucionin respektiv shëndetësorë.
Prandaj, sipas mendimit tim numri i të prekurve është shumë i lartë, sipas bisedave tejlkalon numrin 500 persona në ditë, një numër qyetarësh po dërgojnë teste jashtë Kosovës, një numër në çfarëdo forme po testohen për të ruajtur privatësinë, por testimi pa kufizim na e përcakton shkallën reale dhe masat që duhet ndërmarrë institucionet apo grupet e ekspertëve.
Pse duhet të bartet testimi për COVID-19 edhe në IRSHP-të rajonale!? Po, sepse do të ketë paraqitje më reale të të gjithë atyre që shprehin simptoma dhe interesim dhe poashtu do të zvogëlohet mundësia e infektimit të familjarëve përcjellës dhe do kemi numrin real të personave të testuar me statusin e tyre, pozitiv apo negative.
Masat që po ndërmerren nuk mjaftojnë dhe nuk korrespodojnë me gjendjen aktuale që kemi. Numri më i madh i të vdekurve, më i larti në rajon është alarm për institucionet qeverisëse dhe institucionet ekzekutive. Është bërë demode kërkesa, lutja për të respektuar masat anti-COVID njëjtë sikur (kur kishte vdekje në komunikacion ndodhin lutje e apele për respektim të shenjave të komunikacionit si udhëzim detyrime, porse pa dalur policia, shumica e pjesëmarrësve në trafik nuk do i respektojshin ato masa). Bazimi në sygjerime profesionistësh dhe sygjerime tjera, pastajë moskoordinimi i vendimeve duke aplikuar dhe hequr vendime, e ka zbehur seriozitetin e masave dhe besueshmërinë në implemetimin e tyre. Andaj momenti për masa të duhura po kalon dhe dëmi që i sjellet vendit si në aspektin shëndetësorë të sigurisë ashtu edhe në aspektin ekonomik është më i madh dhe kjo shtohet sa më shumë që zgjate kjo agoni edhe nëse mendoni që duhet përgatitur të ballafaqohemi dhe të jetojmë me këtë virus për të cilin nuk kemi njohuri. Veçojë këtu edhe ekspertët që thonin se me ardhjen e verës virusi vdesë dhe do zhduket sikur gripi! Po tregohet se virusi po fuqizohet me simptoma dhe me marrje jetësh! Çka nëse ndodhë një virus i panjohur evolon në një virus me infektime dhe vdekshmëri të lartë – atëherë qytetarët do të ballafaqohen me katastrofa të mëdha shëndetësore. Andaj, i sygjeroj institucionet që të bashkohemi dhe ta zhdukim këtë virus nga trevat tona. Sa më shkurtë që ky virus të qëndrojë në Kosovë, aq më mirë për qytetarët, ekonominë dhe institucionet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pasuria e Besar Durmishit – 18 prona tokë ndërtimore në emër të tij, nuk ka deklaruar shtëpi e as veturë personale

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit