LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Nuk duhet pasur frikë nga negociatat dhe negociatori, por nga rezultati i tyre

Kelmendi: Nuk duhet pasur frikë nga negociatat dhe negociatori, por nga rezultati i tyre

Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka kërkuar që të vazhdojë dialogu për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “interesi i Kosovës është përmbyllja paqësore e pavarësisë me një marrëveshje e cila do na mundësonte pranimin në Kombet e Bashkuara dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë, pranimi nga të gjitha shtetet e botës duke përfshirë Rusinë dhe Kinën”.

“Pra, të zbresim me mendje dhe kembe në tokën e Kosovës dhe ti hapim rrugë marrëveshjes përfundimtare. A mendoni që përmbylljen e pavarësisë do e bëni pa SHBA-të!? Kjo do jetë iluzore prandaj kishte me qenë interes dhe kënaqësi kombëtare qe Ky akt përfundimtarë të bëhet në Shtëpinë e Bardhë dhe e kurorëzuar me praninë e presidentit Donald Trump”, ka shkruar Kelmendi.


Postimi i plotë i Kelmendit:

“NGA NEGOCIATAT DHE NEGOCIATORI NUK DUHET PASUR FRIKË, POR NGA REZULTATI I TYRE

Për të negociuar çdoherë nevojiten dy palë, e që në rastin tonë janë Kosova dhe Serbia dhe këto negociata po zhvillohen me ndermjetësimin apo lehtësuesin, që është znj. Mongerini, ku roli i saj është për ti konsultuar palët, për ti ftuar, pritur dhe për të qenë prezent në fillimin, vijimin dhe përfundimin e takimit dhe në fund prezantimin e takimit para mediave.

Nga këtu duhet të kuptojmë se znj. Mogerini duke qenë ndërmjetësuese e negociatave dhe duke përgatiur tërë dokumentacionin politiko-teknik dhe duke ia dorëzuar në fund personit që e përmbyllë këtë marrëveshje me autoritetin e vet, i cili garanton që marrëveshja finale të jetë e pranueshme dhe e implementueshme nga të dyja palet. (Kështu ishte në kohën e pajtimeve me Kanunin e Lekë Dukagjinit).

Për të përgatitur një dokumentacion përfundimtarë të marrëveshjes, janë negociatorët dhe stafi i tyre tekniko-politik e profesional që ndihmojnë këtë proces, ( këto dokumente janë krijuar gjatë një decade) dhe kjo nuk lë vendë për të dyshuar rrënjësisht apo të fillohet çdo gjë nga fillimi.

Pra, negocimi i marrëveshjes, të dy palve si shtete i jap në dijeni se këto shtete kanë kushtetutën dhe ligjet në fuqi, kanë Presidentin, Qeverinë dhe Parlamentin dhe nëse bazohemi në to, atëherë negocimi është i panevojshëm dhe status-quoja do të jetë e përjetshme. Nëse dëshirojmë të dalim nga ngërçi politik duhet të kontribuojmë, e më së paku të pengojmë dhe akuzojmë pa e parë marrëveshjen përfundimtare. Në rastin tonë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare duhet të kalojnë me 2/3 e deputetëve, por të kthehemi pas!? Shumë marrëveshje ndërkombëtare që janë penguar, në fund nga këshillimet dhe sygjerimet e SHBA-ve dhe miqve tjerë kanë marrë mbështetjen me 2/3 e Parlamentit (siç ishte rasti me Demarkacionin).

Palët negociatore kanë kushtet e tyre për vazhdimin e negociatave. Dikush kërkon heqjen e pengesave, tjetri thotë se mundë të bisedohet edhe me këto pengesa , apo me sjelle të një garance, se negociatat do jenë pranimi i pavarësisë ( Kjo garanci, nga miqtë tonë ndërkombëtarë tingëllon bukur por edhe më mirë tingëllon sikur të vie pala tjetër me letër pranimi të shtetësisë tonë), por një realitet është se këto arritje/kërkesa, nuk kemi mundur ti realizojmë edhe pas njëzet viteve nga ana jonë. Atëherë shtrohet pyetja se; Kush jemi ne që kërkojmë garanci nga SHBA-të. A po na duket pak garanci krijimi i ushtrisë, ruajtja e sovranitetit, prezenca e forcave të SHBA-së dhe NATO-së!

Mos të harrojmë, interesi i Kosovës është përmbyllja paqësore e pavarësisë me një marrëveshje e cila do na mundësonte pranimin në Kombet e Bashkuara dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë, pranimi nga të gjitha shtetet e botës duke përfshirë Rusinë dhe Kinën. Pra marrëveshja është e nevojshme që të vazhdojmë rrugëtimin në Nato (Nuk mund të pranohesh pa zgjedhur mosmarrëveshjet me fqinjët, siç ishte Maqedonia në Kombet e Bashkuara por jo në Nato dhe BE).

Pra nga këto fakte, po del se interesi jonë qenësorë jetësorë, qenka një marrëveshje. A duhet ne të dyshojmë në miqtë dhe investimin strategjik që kanë bërë në shërbim të lirisë dhe tani ekonomiko-politik në zhvillimin ekonomik. A është miqësia jonë me SHBA-të e bazuar në interes strategjik. A munden SHBA-të dhe BE-ja pa ne!? Këtu është zanafilla e të kuptuarit politikisht dhe strategjikisht duke lënë anash betejat politike që po dëmtojne imazhin dhe mirëqenien e Kosovës. Pra, të zbresim me mendje dhe kembe në tokën e Kosovës dhe ti hapim rrugë marrëveshjes përfundimtare. A mendoni që përmbylljen e pavarësisë do e bëni pa SHBA-të!? Kjo do jetë iluzore prandaj kishte me qenë interes dhe kënaqësi kombëtare qe Ky akt përfundimtarë të bëhet në Shtëpinë e Bardhë dhe e kurorëzuar me praninë e presidentit Donald Trump.

Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, LDK”, ka shkruar Kelmendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori