Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, njëherësh pronar i Elkos Gropup-ETC, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Kelmendi ka shkruar se me kryeministrin kanë nxjerrë konstatim se nga sipërmarrja ndër dekada e ELKOS Group-Etc', tashmë ka lindur dhe është në binar të sigurt prodhimi vendor.


Ai ka marr mbështetje nga kryeministri Haradinaj për heqjen e doganës në tërësi për lëndët e para për të qenë konkurrues në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

"Me nikoqirllëk të Kompanisë prodhuese 'Egi Group', ishim të nderuar të presim sot për vizitë Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj.

Mijëra metra katror-hapësirë pune, teknologji dhe linja prodhimi të standardeve të larta europiane dhe staf profesional punonjësish ishin dëshmia më e mirë se Kosova me pak vullnet dhe angazhim të sinqertë ka mundësi të bëhet tregim suksesi ekonomik.

Vizituam bashkë prodhimin, produktet ushqimore; fide, makarona, biskota, smoki dhe produkte të tjera e më pas edhe linjat e fabrikës ushqimore PI&KI, të leckave të lagura dhe atë të qeseve të plastikës.

Ishte konstatim i përbashkët se nga sipërmarrja ndër dekada e ELKOS Group-Etc', tashmë ka lindur dhe është në binar të sigurt prodhimi vendor.
Është për respekt mbështetja që morëm nga Kryeministri Haradinaj për heqjen e doganës në tërësi për lëndët e para për të qenë konkurrues në tregun vendor dhe ndërkombëtarë.

Vizita e Kryeministrit Haradinaj u mbyllë me drekën e ftuar nga 'Egi group' në rezidencën tonë protokolare në Rugovë, me ç'rast ishim bashkë me afaristët dhe miqtë e njohur Ekrem Lluka dhe Shkëlqim Devolli, një dëshmi tjetër kjo e frymës së bashkëpunimit korrekt e profesional që kemi mes vete,e që Peja e ka zakon", ka shkruar në Facebook, Ramiz Kelmendi./Telegrafi/

58769390 1305024516289096 3276817737678061568 o

59426391 1305027402955474 218055073006092288 o

59305829 1305027389622142 5732506572391710720 o

59305862 1305024629622418 1270120806948536320 n

59389623 1305024406289107 8605442881387233280 o