LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Në LDK disa duan bashkëpunim me PDK-në, disa me Vetëvendosjen (Video)

Kelmendi: Në LDK disa duan bashkëpunim me PDK-në, disa me Vetëvendosjen (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi ka thënë se PDK është penduar për prishjen e koalicionit qeverisës me LDK-në.

Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në LDK ka grupe që duan bashkëpunim me PDK-në, ka të tjerë që duan bashkëpunim me Vetëvendosjen.

“Partia politike është gjithmonë aktive dhe ka grupe që kanë sferat e ndryshme të interesit. Por, interesi i LDK-së është që vendi të shkojë në zgjedhje”, tha Kelmendi, përcjell Telegrafi.


Deputeti i LDK-së ka thënë se ka njohur që PDK i ka bërë ofertë LDK-së për bashkëqeverisje.

“Ka oferta nga PDK. Ka edhe grupe brenda LDK-së që nxisin bashkëpunime me PDK-në, por unë nuk jam pjesë e këtyre grupeve”, tha ai.

Kelmendi ka thënë se PDK ka kuptuar gabimin që sipas tij ka bërë në raport me LDK-në.

“Gjithkush e kupton gabimin e vet dhe tenton ta përmirësojë. PDK-ja nuk po i bën ofertë LDK-së që të rrëzohet Haradinaj, të vjen një kryeministër i ri që do të hiqte taksën, e pastaj të shkohej në zgjedhje… Haradinajn, PDK mund ta shkarkojë kur të don, sepse e ka shumicën”, tha Kelmendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori