LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Kompania ime ka zëvendësuar 95% të produkteve serbe (Video)

Kelmendi: Kompania ime ka zëvendësuar 95% të produkteve serbe (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka thënë se bizneset e mëdha në Kosovë tashmë kanë arritur të zëvendësojnë produktet serbe në masën 90%.

Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se heqja e doganës nga bashkësia ndërkombëtare për vendet e rajonit ka ndikuar që në Kosovë të konsumohen ato serbe e boshnjake e të dëmtohen produktet turke, evropiane e amerikane.

“Taksa 100% ka ndikuar ta afaristët e ndryshëm që të hulumtojnë tregun evropian dhe ekziston një vullnet i madh që të mbështeten produktet zëvendësuese, dhe besohet që kanë arritur t’i zëvendësojnë në masën 90%. Edhe nëse hiqet taksa më nuk do të ketë interes për kthimin e produkteve serbe”.


Afaristi ka thënë se në bazë të informatave që ka, në kompaninë e tij produktet serbe janë zëvendësuar në masën 95%.

“Sipas informatave që kam, këto produkte janë zëvendësuar plotësisht 95%. Këtë zëvendësim plotësisht e quaj zëvendësimin e përhershëm e jo të përkohshëm. Zëvendësimi i përkohshëm paraqet rrezik me rastin e rihapjes së kufijve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kelmendi ka thënë se asnjëherë importet e kompanive të tij nuk kanë qenë më të larta se 5% nga Serbia.

“Nga qarkullimi [me Serbinë] që ka qenë diku rreth 360 milionë euro, ne kemi pasur qarkullim prej 10-15 milionë…Import nuk kemi pasur më shumë se 5 apo 6 milionë euro”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori