Bilanci tejet negativ tregtar karakterizon më së miri gjendjen e vështirë të prodhuesve në Kosovë, kjo, jo vetëm në periudhën e fundit por që nga paslufta.
Kështu u tha sot në tryezën me temë: “Eksportet e Kosovës, mundësitë dhe pengesat” të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi në fjalën e tij tha se për të pasur një eksport të madh dhe të mirëfilltë duhet të ketë prodhimtari me rendimente të larta dhe cilësore. Ai theksoi se janë të përkushtuar si Qeveri që në Pakon fiskale 2, të mbështeten edhe më tej prodhuesit kosovarë, mirëpo ai tha se tatimet për bizneset janë më të ulëta se në rajon.
“Duke i dëgjuar kërkesat e juaja të shumta për lirimin e doganës në të gjitha repro-materialet, ambalazhimet që po e shtrenjtojnë procesin prodhues në të gjitha komponentët, unë e shpjeguar edhe publikisht se dogana me repro-materiale po shtrenjton diku prej 3 deri 8 për qind produktin e prodhuar në Kosovë dhe shpesh herë prodhuesit e Kosovës janë shumë të shtrenjta në Kosovë se sa prodhuesit njëjtë që vijnë nga shtetet e regjionit. Për këtë jemi duke punuar me kryeministrin Mustafa…. që në pakon fiskale 2 të përfshihen maksimalisht”, theksoi Kelmendi.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka theksoi se qeveria ka pasur përkushtim nëse jo në praktikë së paku një retorikë për të fuqizuar sektorin e prodhimit. Zeka tha se kërkesa e tyre ka qenë vazhdimisht për plotësimin e pakos fiskale për fuqizimin e prodhuesve kosovarë, duke krijuar lehtësira për lirim nga tatim për lëndën e parë.
“Është bilanci tejet negativ tregtar, i cili e karakterizon Kosovën treguesi më i mirë i gjendjes më të cilën përballen prodhuesit kosovarë, jo vetëm vitet e fundit, por në vazhdimësi që nga periudha e pasluftës e tutje. Është folur disa herë që kanë qenë politikat e pa favorshme fiskale ato të cilat kanë sjellur sektorin e prodhimit në një pozitë të tillë. Megjithatë ajo çfarë ka ndodhur ndoshta do të mund të korrigjohet”, tha Zeka.
Udhëheqësja e Departamentit për Tregti në MTI, Sytrime Dervisholli tha se fatkeqësisht në vitin e kaluar Shqipëria dhe Serbia kanë parashtruar barriera për bizneset kosovare. Me Shqipërinë fatmirësisht ajo tha se shumica barrierave që kanë qenë deri më tash janë zgjidhur ndoshta disa prej tyre me një afat jo të shpejtë.
“Fatkeqësisht gjatë vitit të kaluar një prej vendeve të cilat kanë paraqitur më së shumti barriera ndaj Kosovës ka qenë Shqipëria që mos të flas pastaj për Serbinë që pothuajse janë barriera të përjavshme apo mujore. Mirëpo dihet se raporti me Serbinë del përtej kompetencave profesionale teknike. Dhe jo çdo herë arrijmë që këto barriera ti zgjidhim apo të zgjidhen në një afat të shpejt siç bëjmë me vendet tjera anëtarë të CEFTA-s”, theksoi Dervisholli.
Përfaqësuesit e bizneseve kërkuan lehtësira për të bërë biznes duke liruar nga TVSh për lëndën e parë dhe produktet e tyre në tregun e BE nuk janë të njohura. Drejtori i kompanisë “Tre Pharm”, Mergim Prishtina, tha se janë të vetëdijshëm se për të pasur qasje produktet e tyre në tregjet e BE-së duhet të plotësojnë kushtet e cilësisë dhe çmimit, porse nënvizoi se e kanë të vështirë të plasojnë produktet e tyre në BE me një ekonomi të varfër të Kosovës.
“Për të eksportuar në Bashkimin Evropian me brendet tona është diçka që është shumë e vështirë, ose diçka e pa mundshme për këtë momente në të cilin jemi si ekonomi e varfër dhe shteti ri. Çka duhet të kemi ne si prodhues ose vendi ynë përparësi për me eksportuar në BE, janë tre faktor: është kualiteti, është cilësia, është çmimi dhe shpejtësia. Unë besoi se kjo e para kemi avancuar shumë si prodhim në përgjithësi në fabrika të Kosovës, dhe besoj se kemi mbërri një nivel të kënaqshme të kualiteti, por jo asnjë herë me u ndal në përmirësimin e kushteve në cilësi”, tha Prishtina.
Edhe Ruzhdi Haxhijaha nga kompania “Haxhijaha”, kërkoi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për promovimin e produkteve vendore në vendet e BE-së. Ai tha se produktet e tyre nuk janë të njohura në BE.
“Në si prodhues vendor me produktet tona në tregun e Bashkimit Evropian nuk janë të njohura dhe shumë pak kemi arrit me mundësitë tona si prodhues me promovuar nëpër panaire ndërkombëtare, që është një kosto shumë e lartë. Andaj, nevoja është për përkrahje nga institucionet për panaire më të mëdha ndërkombëtare që të promovohen produktet e Kosovës”, theksoi Haxhijaha.
Ndërsa, Agran Halimi nga kompania “Pestova”, the se është punuar vazhdimisht në aspektin e cilësisë kanë arrit nivelet e konsiderueshme, ku kjo kompani me produktet e saj është prezentë edhe në tregun ndërkombëtar. Mirëpo, Halimi tha se ajo që po I pengon është se nuk të barabartë me konkurrentët e tyre në rajon.
“Pas MSA ne jemi prezent edhe në Gjermani, Hungari, Greqi, Bullgari. Trendi është ën rritje, mirëpo ajo që neve na pengon paka a shumë është se nuk jemi të barabartë me konkurrentët tanë në regjion. Është biseduar shumë për lirimin e lëndës së parë nga taksa. Ne sot e kësaj dite paguajmë taksën e lëndës së parë në vaj, për arsye se ajo po konsiderohet se nuk ka cerifikatë nga vendet e Bashkimit Evropian, edhe pse rafinimi kryhet në Holandë. Të gjitha vendet e rajonit janë të liruara nga kjo taksë, ne sot e kësaj dite paguajmë”, tha Halimi.
Ndërsa, Gojart Kelmendi nga kompania “Flutra”, ngriti çështjen e lëndës së parë, që sipas tij, duhet të zgjerohet lista për lirim nga taksat.
Ai tha se nëse vazhdojnë këto barriera për lëndën e parë janë të detyruar të transferojnë fabrikën e tyre në Maqedoni ngase atje ka kushte më të volitshme për të bërë biznes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo qendër është sekreti për rënie në peshë
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
Vetëm edhe 48 orë në zbritjet e jashtëzakonshme të Fivestar Fitness!
DentFix vie me oferta speciale këtë Black Friday
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë