Në vazhdimësi gjatë sezonit së dimrit, pavarësisht temperaturave të ulëta, furnizimi me energji elektrike, vazhdon të mos jetë stabil. Krejt ky mos stabilitet vjen si pasojë e mos prodhimit të mjaftueshëm në vend dhe mungesës së saj në vendet e rajonit për import.
Zyrtarët e KEK-ut të cilët janë edhe të licencuar për prodhim të energjisë kanë thënë se kanë ndaluar së punuari blloqet B1 dhe A3 për shkak të problemeve teknike dhe intervenimit për t’i përmirësuar filtrat termocentralit.
Ndërkaq në KEDS kanë thënë se mos prodhimi i mjaftueshëm nga ana e KEK-ut po bënë që furnizimi të mos jetë stabil.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se janë në fazë emergjente pas rënies së blloqeve të KEK-ut.
“KEK është duke punuar vetëm me dy blloqe, B2 dhe A4 të cilët së bashku janë duke prodhuar rreth 350 megavat orë energji. Kjo as për së afërmi nuk e përmbush kërkesën për furnizim, sidomos tani në kohë dimri. Prandaj e përsërisim që kjo është një situatë e papritur dhe ne po bëjmë çdo gjë të mundur për ta tejkaluar këtë situatë”, tha ai.
Kërkesa për konsum gjatë ditës, sipas zyrtarëve të KEDS-it është rreth 850 megavat orë energji elektrike kurse gjatë mbrëmjes shkon 1300 megavat.
“Jemi duke importuar mbi 300 megavat në orë dhe gjatë kohës së pikut kemi arritur të sigurojmë rreth 420 megavat në orë. Jemi vazhdimisht duke kërkuar energji shtesë për orët e mbrëmjes dhe për të shtunën”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala për Telegrafin.
Ai ka treguar se janë duke hasur në vështirësi edhe gjatë importit për shkak të mungesës së energjisë së disponueshme në vendet e rajonit.
Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Bucoli ka thënë për Telegrafin se kanë ndalur nga prodhimi bllokun B1 të Termocentralit “Kosova B” për shkak të intervenimit në filtra.
“Përveç realizimit të planit të prodhimit, KEK-u ka prioritet edhe mbrojtjen e ambientit, në këtë vazhdë, konform strategjisë kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, ne kemi njoftuar edhe MMPH-në, se situata teknike dhe ajo në elektro-filtra është rënduar dhe nevoja për intervenim është e pashmangshme, në mënyrë që të shmangim ndonjë ndalesë emergjente, KEK-u ka planifikuar të ndal njësinë B-1. Në këtë drejtim, sipas obligimeve kontraktuale që kemi ndaj furnizuesit publik KEDS/KESCO i kemi njoftuar me kohë”, tha ai.
Bucolli ka treguar se janë duke bërë përpjekje maksimale për futur bllokun A3 në prodhim.
“Në Termocentralin ‘Kosova A’ kemi ndalë njësinë A-5 dhe jemi duke bërë maksimumin që konform procedurave ta zëvendësojmë më njësinë A-3 pasdite rreth orës 17:00. Si rrjedhim në planin e reviduar për sot pritet të kemi në dispozicion një kapacitet prej 500 megavat orë energji elektrike”, ka treguar zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli.
KEK-u sipas tij, është i licencuar vetëm për eksploatim të thëngjillit dhe prodhim të rrymës. “Çdo mos realizim i planifikimit ndikon drejtpërdrejt në të hyrat e korporatës, pasi që pagesa bëhet në bazë të prodhimit. Pra në jemi palë e dëmtuar dhe asnjë i licencuar tjetër pasi që kemi tarifa të rregulluara”.
Ndryshe Bucolli ka thënë se gjatë muajit janar, KEK-u, e ka realizuar planin me një mesatare prej 96.8%. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/04020000-0aff-0242-7902-08daa61681ff_w1597_n_r1_st_s-e1739549678758-780x439.jpg)
Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara