Korporata Energjetike e Kosovës përmes një komunikate për medie ka sqaruar se ‘ALSTOM’ është prezentë në Kosovë në vazhdimësi që nga viti 1979 pasi që është kompani projektuese e Termocentralit Kosova B, ndërsa në varësi të marrëveshjeve kontraktuale në TC-B gjendet që nga viti 1983/4, nga kur ky termocentral është lëshuar në punë.
Ky sqarim është bërë pasi siç thuhet në komunikatë, ditëve të fundit zyrtarë të KEK-ut kanë dezinformuar rreth angazhimit të kësaj kompanie.
“Duke qenë se ditëve të fundit disa zyrtarë të KEK-ut, në mënyrë të qëllimshme, duke dashur të dëmtojnë imazhin e KEK-ut, kanë vënë në lajthitje disa media duke i dezinformuar ata dhe përmes tyre edhe opinionin e gjerë publik, KEK-u sqaron si në vijim. Për hire të informimit të opinionit të gjerë dhe për hire të transparencës, Korporata Energjetike e Kosovës njofton se ‘ALSTOM’ është prezente në Kosovë në vazhdimësi që nga viti 1979 pasi që është kompani projektuese e Termocentralit Kosova B, ndërsa në varësi të marrëveshjeve kontraktuale në TC-B gjendet që nga viti 1983/4, nga kur ky termocentral është lëshuar në punë”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.
Komunikata e plotë:
Duke qenë se ditëve të fundit disa zyrtarë të KEK-ut, në mënyrë të qëllimshme, duke dashur të dëmtojnë imazhin e KEK-ut, kanë vënë në lajthitje disa media duke i dezinformuar ata dhe përmes tyre edhe opinionin e gjerë publik, KEK-u sqaron si në vijim.
Për hire të informimit të opinionit të gjerë dhe për hire të transparencës, Korporata Energjetike e Kosovës njofton se ‘ALSTOM’ është prezente në Kosovë në vazhdimësi që nga viti 1979 pasi që është kompani projektuese e Termocentralit Kosova B, ndërsa në varësi të marrëveshjeve kontraktuale në TC-B gjendet që nga viti 1983/4, nga kur ky termocentral është lëshuar në punë.
Në këtë drejtim, ju bëjmë me dije se edhe nga koha e pas luftës, respektivisht nga viti 1999 – 2006, kompania “ALSTOM” ka vazhduar prezencën e saj në TC-B (gjatë menaxhimit dhe investimeve nga ndërkombëtarët) me kontrata nga BE-AER. Madje pas zjarrit në një pjesë të madhe të këtij termocentrali qe ndodhi ne vitin 2002, kjo kompani ka bërë riparimet gjenerale në TC-B, me kontratën (nga BE-AER) për riparimin e dëmeve të zjarrit (Fire Damage Repair – FDR)
Për më tepër, kompania “ALSTOM” është prodhuesi origjinal i pajisjeve kryesore në TC Kosova B, me theks të veçantë në turbinë, gjenerator dhe sistemin e monitorimit dhe kontrollit (DCS) të komplet termocentralit Kosova B. KEK-u që nga ndërtimi i TC B-së, për shkak të drejtës autoriale të prodhuesit ka qenë e detyruar të kontraktoj kompaninë “ALSTOM” për blerje – riparim por edhe instalim të këtyre pajisjeve kritike në kuadër të TC B-së. Prandaj, për shkak të kufizimit të së drejtës autoriale të prodhuesit na e pamundëson kontraktimin e këtyre shërbimeve/furnizimeve me prodhues të tjerë për pajisje të TC B-së. Pra kompania “ALSTOM”, si projektuese e TC-B-së ka qenë e përfshirë në të gjitha proceset e këtij termocentrali që nga themelimi dhe vazhdon të jetë edhe sot.
Vlen të theksohet se të gjitha kontraktimet e deritanishme me kompaninë “ALSTOM” janë zhvilluar në harmoni të plotë me LPP. Në këtë drejtim, sa i përket kontratave mes KEK dhe “ALSTOM”, ne jemi të gatshëm tu ofrojmë transparencë të plotë në të gjitha kontratat që ekzistojnë në arkivat e korporatës, gjithnjë duke respektuar ligjin për qasje në dokumentet zyrtare.
Fare në fund, Korporata Energjetike e Kosovës, duke qenë e bindur se këto shpifje nga zyrtarë të caktuar të KEK-ut, pikërisht pas 40 vite bashkëpunimi në mes të KEK-ut dhe partnerit strategjik “ALSTOM” janë të qëllimshme dhe po dezinformojnë opinionin e gjerë publik, së shpejti do të fillojë me marrjen e masave adekuate administrative konform rregulloreve të brendshme dhe legjislacionit në fuqi duke përfshirë edhe organet relevante të drejtësisë. E gjithë kjo me qëllim të transparencës dhe mbrojtjes së imazhit të KEK-ut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale
Meka Halal Food – Cilësia dhe tradita që na bashkon
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake