Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi sot Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku u njoftua nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, për performancën e KEK-ut, realizimin me sukses të projekteve, ecurinë e punës, kushtet e punëtorëve, rezultatet, sfidat dhe objektivat e KEK-ut, gjatë tremujorit të parë të këtij viti.
Gjatë vizitës, kryeministri Mustafa u shoqërua edhe nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, Zëvendësministri i MAPL-së, Bajram Geci si dhe anëtar të kabinetit qeverisës, në këtë takim morën pjesë edhe Drejtorët Ekzekutive të KEK-ut,
Pas takimit, dhe vizitës në stabilimentet prodhuese te Kosovës A, Mustafa, falënderoi Drejtorin Menaxhues dhe menaxhmentin e KEK-ut, për pritjen dhe njëkohësisht premtoi përkrahjen e plotë në realizimin e projekteve strategjike,
“U njoftuam me funksionimin dhe problemet aktuale me të cilat po ballafaqohet KEK-u, por edhe me perspektivën e zhvillimit të prodhimit të energjisë elektrike. Kjo është një fushë tepër e rëndësishme e zhvillimit ekonomik, ju e dini se jemi përcaktuar ta ndërtojmë një termocentral të ri, Termocentralin Kosova e re, në po ashtu përkrahim studimin e fizibilitetit rreth ri vitalizmit të termocentralit Kosova A, mirëpo duke plotësuar edhe kriteret e ambientit edhe kriteret e tjera, gjithashtu edhe investimeve shtesë në Kosovën B, pastaj biseduam edhe për problemet tjera zhvillimore dhe Ligjin për Obiliqin që ndërlidhet edhe me KEK-un, dhe bashkëpunimin e KEK-ut me Komunë, theksoi Kryeministri”
Gjuka pas takimit theksoi; “E njoftova Kryeministrin dhe stafin e tij për proceseve nëpër të cilat po kalon KEK-u, aktiviteteve dhe rezultateve te arritura operuese dhe mjedisore. Si rezultat i punës së mirë ekipore, KEK-u, ka arritur që vitin 2015 ta përmbylle me sukses sa i përket prodhimit të energjisë elektrike dhe si pasoj Kosova ka arritur që eksportoj më shumë energji elektrike se sa të importoj. Në këtë rast, jemi dëshmitar të përfundimit të suksesshëm të investimeve të filluara tash e katër vite në mbrojtje të mjedisit, që kapin shumën prej mbi 50 milion Euro, kryesisht nga mjetet vetanake”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit