Kejsi Tola do të jetë këngëtarja konkurrente më e re këtë vit në Eurovizion. Sapo është kthyer nga Gjermania, ku ka regjistruar këngën e saj në versionin anglisht, që do ta këndojë më 12 maj në Festivalin Evropian në Rusi. Por e përfolur për qëndrimin statik në Festivalin e 47-të të Këngës në RTSH, patjetër i duhet të ndryshojë. Si do të arrijë të jetë më e zhdërvjellët, dhe natyrisht më elegante. 16- vjeçarja tregon se për të qenë në formë do bëjë gjithçka, që do t’i këshillojë koreografi i saj, Julian Bulku.
Sapo je kthyer nga Gjermania ku regjistrove këngën “Më merr në ëndërr” në versionin anglisht. Çfarë ka ndryshe ky variant i ri?
Varianti anglisht i këngës titullohet “Care me in your dreams”, është e riorkestruar dhe regjistruar në studion muzikore gjermane “Dorian Grei”. Kënga e ripunuar është më e fuqishme, ritmike, rinore, e fortë dhe besoj që do të ketë sukses. Teksti është përkthyer nga June Myftaraj Taylor.
Po në Gjermani janë realizuar dhe xhirimet për klipin, mund të na thuash detaje?
Po sapo kemi përfunduar xhirimet në Gjermani. Klipi është duke u montuar dhe do të fillojë të transmetohet në televizionet shqiptare shumë shpejt. Ajo që do të shihni aty është dëbora që kishte mbuluar Gjermaninë, një djalë biond gjerman 20 vjeçar, dhe unë padyshim me të njëjtën gjatësi dhe ngjyrë flokësh.
Kejsi Tola
Na thuaj më shumë rreth stafit që fshihet pas Kejsit, për këtë konkurrim në Eurovizion.
Stiliste do të jetë Anila Zajmi, do të jenë tre balerinë djem që do më shoqërojnë në skenë, dhe dy këngëtare të njohur, të cilët ende nuk janë përzgjedhur.
Thuhet që keni kërkuar Flaka Krelanin për të qenë njëra nga këngëtaret shoqëruese. Është e vërtetë?
Jo nuk do të jetë Flaka. Por patjetër që këngëtarët që do më shoqërojnë do të jenë më të mirat.
Flaka Krelani dhe Kejsi Tola
Julian Bulku, koreografi i Kalomires në Eurovizionin e vitit të kaluar do të jetë koreografi yt këtë vit. Çfarë mendon se do ndryshojë në perfomancën tënde?
Juliani, i cili jeton në Greqi ishte para pak ditësh këtu dhe biseduam paraprakisht për koreografinë. Ende s’kam filluar të bëj prova por duke parë këngën e këngëtares vitin e kaluar, më pëlqente këngëtarja greke, ishte në sinkroni me këngën dhe balerinët. Këtë besoj do ta arrij dhe unë.
Por ajo që kemi parë te këngëtaret e tjera kanë qenë trupa të tonifikuar, zhdërvjelltësi. Sa mendoni se do arrini të prezantoheni si e tillë?
Do bëj maksimumin për të qenë në formë. Tashmë jam 3-4 kg mbipeshë dhe do bëj gjithçka që të dobësohem. Shumë shpejt do filloj të kem një regjim të plotë me ushqimin, do mbaj dietë me ushqime të shëndetshme, të bëj palestër. Gjithçka do të jetë e llogaritur nga vetë Juliani.
Sa e përgatitur je për atë skenë?
Di që shpeshherë këngëtarët janë ndier shumë të emocionuar atje. Për momentin nuk ndiej frikë, por ndoshta sa të afrohet data e Festivalit mbase do ndiej ankth.
I ke dëgjuar këngët e tjera konkurrente?
Po, deri tani kam dëgjuar këngët rumune, greke, turke, dhe atë të Qipros.
Por ti je më e reja, me cilën këngëtare tjetër po kaq të re konkurron?
Di që këngëtarja e Qipros është 17 vjeçe.
Çfarë mendon për këngëtarët, që kanë përfaqësuar Shqipërinë më parë në Eurovizion?
Kejsi Tola dhe Elsa Lila
Mendoj se Shqipëria nuk ka pasur përfaqësime shumë të mira. Unë do përpiqem të jap më të mirën.
Ekzistojnë “hile”, që kompozitori Edmond Zhulali t’i ka mësuar për të pasur sukses?
Nuk mund t’i quaj “hile”, janë vetëm sekrete profesionale që duhet t’i mësojë çdo këngëtar.
Ke besim në një përfaqësim të mirë dhe çfarë pretendon?
Pretendoj të realizoj një performancë të mirë, që të mos i zhgënjej shqiptarët. Kam besim që do dal mirë, se gjithmonë kam besuar në veten time.
Je supersticioze (paragjykuese)?
Jo nuk jam supersticioze. E vetmja gjë është të mbaj përgjegjësi për këngën. /PanoramaPlus/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?