Kefiri si ilaç, përdoret për shëndet të mirë – receta për përgatitjen
Kefiri, të cilin shumica shpesh e quajnë pije e jetëgjatësisë, është i pasur me cilësi terapeutike të cilat rrjedhin nga kokrrat e tij.
Është plot vitaminë B, të cilën e krijon tharmi dhe, për dallim nga jogurti i zakonshëm, i cili nuk rekomandohet të pihet në sasi të mëdha, kefirin mundeni ta pini në sasi të pakufizuara.
Kefiri, i cili në të vërtetë ka formën e kërpudhës, shumë shpejt shumëzohet dhe mund të rritet deri në madhësinë e arrës.
Është plot proteina, polisaharide, yndyrë, transmeton Telegrafi.
Më së shumti përdoret i ashtuquajturi kefir i qumështit i cili përftohet duke e qitur në qumësht.
Kefiri i qumështit ka përdorim më të gjerë mirëpo, po ashtu, kokrrat e kefirit mund të përzihen edhe me ujë.
Është i mirë për fëmijë, për rregullimin e jashtëqitjes, për imunitet, por gjithashtu edhe për humbje peshe, gjë që është përbërës kryesor i shumë “dietave të shpejta”, qëllimi i të cilave është pastrimi i organizmit.
Me konsumimin e kësaj kërpudhe mund të shfaqen reaksione të padëshiruara siç janë diarreja dhe problemet me barkun.
Gjithsesi, mos u frikësoni, sepse kjo vetëm mund të thotë që trupi ka reaguar ndaj konsumimit të kërpudhës ndërsa në periudhën e ardhshme duhet vetëm që të përshtatet.
Sëmundjet në të cilat ndikon përdorimi i kefirit:
▪ Nervat dhe pagjumësia – këshillohet të pihet një gotë kefir në darkë
▪ Bronkiti, astma, sëmundjet e zorrës të trashë – këshillohet gjysmë litër kefir në ditë
▪ Anemia – 1 litër kefir në ditë
▪ Ekzema shërohet duke pirë dhe duke lyer njëkohësisht plagën çdo mbrëmje me kefir. Në mëngjes do të pastrohet dhe në mbrëmje do të lyhet përsëri.
▪ Ndihmon në ngadalësimin e sklerozës kur kjo është në fazë të avancuar dhe përmirësimin e saj në fazat fillestare.
Si mund ta përgatisni vetë kefirin në kushtet e shtëpisë?
Për këtë ju nevojitet qumësht i freskët (ai organik është më i mirë), një kavanoz i madh, i pastër me kapak, një lugë druri, një kullesë (mundësisht najloni), një tas i madh dhe disa kokrra kefiri. Kefiri në disa vende shitet i gatshëm.
Së pari, shtojmë kokrrat e kefirit në kavanoz (do të dëshironi rreth 3 lugë për çdo vonë e qumështit), dhe pastaj ngadalë derdh qumështin tuaj mbi kokrra. Butësisht trazojmë përzierjen dhe vendosim kapakun në kavanoz, por duke e lënë atë pak të lirshëm për të lejuar gazin të dalë.
Hapi i dytë është ajo çfarë ndodh me fermentimin. Koha që lini përzierjen e kefirit të fermentojë nga 12 deri në 48 orë,varet nga ju. Nëse e lini më pak, kefiri do të jetë më i hollë, më i ëmbël dhe sa më shumë ta lini të fermentohet, do të bëhet më i trashë dhe më i thartë.
Është e rëndësishme që kavanozi të jetë i vendosur diku larg nga rrezet direkte të dritës. Do të shihni se pak kohë më pas, përzierja do të fillojë të ndahet në dy shtresa, më e trashë sipër dhe më e hollë dhe e verdhë poshtë. Është koha kur qumështi fillon të ndahet në gjizë dhe në hirrë.
Pasi mendoni se kefiri është gati, trazojeni lehtë përzierjen e fermentuar dhe kullojeni në një tas të madh. Kjo do të nxjerrë jashtë kokrrat e kefirit nga kefiri i lëngshëm. Kokrrat vendosini në kavanoz dhe derdhni kefirin e lëngshëm për ta ruajtur.
Ju mund ta ruani kefirin në frigorifer për përdorim të përditshëm, ose mund të lini mbi banak edhe për dy ditë të tjera.
Pasi e keni grumbulluar kefirin, do t’i lini kokrrat për të filluar procesin. Por, mos i hidhni tutje kokrrat. Ju mund t’i ripërdorni ato sërish. Mund të derdhni një sasi të vogël të qumështit mbi kokrrat e kefirit dhe ruajini ato në një enë të vogël në frigorifer deri sa të jeni gati për të bërë një tjetër grumbull kokrrash.
Shumë njerëz pyesin nëse mund të bëjnë kefir nga lloje të tjera të qumështit dhe përgjigja është po! Qumështi me yndyrë të plotë (zakonisht 3.25 për qind) gjithmonë do të japë rezultatet më të mira, por në fund të fundit mund të përdorni çdo lloj qumështi,me shumë apo me pak yndyrë.
Ju mund të përdorni edhe qumësht kokosi e kështu me radhë. Apo mund t’i shtoni kefirit ndonjë frutë për ta shijuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri