KEDS: Po punojmë që të sanohen prishjet e energjisë elektrike në rajonin e Dukagjinit

Kushtet atmosferike të cilat kanë filluar të rëndohen ditëve të fundit në rajonin e Dukagjinit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin energjetik në atë pjesë, ku për pasojë konsumatorët që furnizohen nga daljet e afektuara nga erërat kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Më të goditurat ishin Peja e Deçani.
Si pasojë e erërave të fuqishme dhe faktorëve tjerë atmosferik janë rrëzuar shumë shtylla elektrike, sikurse janë këputur shumë përçues dhe dhe dëmtuar stabilimente tjera përcjellëse.
“KEDS menjëherë ka mobilizuar dhe angazhuar dhjetëra ekipe të cilat kanë dal në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara dhe për të rikthyer furnizimin me energji elektrike në kohën më të shpejt të mundshme për banorët e zonave të afektuara. Kushtet klimatike në zona të thella malore, si Rugova apo disa zona më të thella të Deçanit po e vështirësojnë punën në maksimum, pasi atje ka edhe borë. KEDS pos punëtorëve të këtij rajoni, ka dërguar menjëherë edhe ekipe shtesë nga rajonet tjera të Kosovës që t’u dalin në ndihmë për ti sanuar sa më shpejtë prishjet. Prishjet në nivelin e tensionit të mesëm pritet të sanohen komplet deri sonte në mbrëmje”, thuhet në njoftim.
Në fund, KEDS kërkon nga qytetarët që nëse shohin ndonjë anomali në rrjetin elektrik të mos i afrohen, por të lajmërojnë menjëherë kompaninë përmes kanaleve të komunikimit, sidomos në numrin e Qendrës së Thirrjeve 0800 791 00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë