Rrjeti i vjetërsuar ka bërë që të paktën 90 ekonomi familjare të fshatit Ponoshec të komunës së Gjakovës për vite të tëra të vuajnë nga problemet e mëdha që iu ka shkaktuar sistemi jo stabil i energjisë elektrike.
Mirëpo, fal projektit të investimeve në rinovimin e rrjetit elektrik, tashmë kësaj zonë i është bërë zgjidhja. KEDS ka ndërtuar në këtë fshat segmentin e ri të largpërçuesit sipas të gjitha normave teknike.
Përveç Ponoshecit Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në kuadër të Planit Zhvillimor ka investuar edhe në zona tjera dhe kjo ka bërë që telashet me energji të zbuten në gjithë territorin e komunës së Gjakovës, por edhe në nivel të republikës.
Ilhamije Kumnova përgjegjëse për energjetik në departamentin e Shërbimeve Publike në komunën e Gjakovës tha se më parë kanë pasur kërkesa të llojeve të ndryshme për rehabilitim të rrjetit të energjisë elektrike.
“Nga palët kemi pasur kërkesa të llojeve të ndryshme për rehabilitim të rrjetit të energjisë elektrike si të vendosjes së trafove dhe të ndërrimit të shtyllave të drurit të vjetra dhe të kabllove të vjetra. Ketë vit kanë rënë dukshëm kërkesat e tilla”, tha Kumnova.
Ajo tha se të gjitha këto kërkesa komuna i ka drejtuar në KEDS. “KEDS ka punuar mirë në dy vitet e fundit në ndërrimin e linjave të vjetra elektro energjetike me ato të reja si në ndërrimin e shtyllave të drurit me ato të betonit dhe zëvendësimi i kabllos së pa izoluar me kabllon e izoluar në shumë fshatra në komunën e Gjakovës”, tha Kumnova.
Në anën tjetër në Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KEDS thonë se për këto investime janë planifikuar parametrat më të larta teknike.
“Largpërçuesi ka një gjatësi prej 1,45 km dhe zëvendëson largpërçuesin e vjetër i cili kalon nëpër zona malore dhe është shumë i dëmtuar. Gjithashtu, janë ngritur edhe 20 shtylla të betoni me lartësi prej 12 m. Janë montuar 20 konzolla metali, 133 izolator dhe janë instaluar 930 kg përçues”, thonë inxhinierët e KEDS-it.
Në ndërtimin e segmentit të ri në fshatin Ponoshec të Gjakovës do të kyçet edhe trafo stacioni i fshatit Devë që gjithashtu është përballur me probleme në rrjet të energjisë elektrike.
Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike- KEDS në këtë fshat ka kryer punën në afat dhe sipas dinamikës së planifikuar. Falë këtij investimi , pritet që në të ardhmen ky fshat të mos ketë probleme me rrjet të energjisë elektrike.
Në rajonin e Gjakovës janë edhe një sërë fshatrash ku KEDS po punon në këtë drejtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame