KEDS-i dhe Komuna e Pejës kanë bashkuar forcat të mërkurën që të investojnë mbi 2 milionë euro në rrjetin elektrik të Rugovës. Kjo është arritur pas marrëveshjes që nënshkruan kryeshefi ekzekutiv i KEDS-it, Alper Erbas dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.
“I tërë rrjeti do të zëvendësohet me rrjetin e ri duke përfshirë të gjitha fshatrat e kësaj treve. Pra, 89 kilometra do të jenë linjë komplet e re, pjesa më e madhe nëntokësore. Pra, shërbimet për këtë pjesë do të jenë shumë më kualitative”, tha Erbas.
Sipas komunikatës, KEDS kishte trashëguar një rrjet të vjetëruar në atë pjesë, por tashmë gjithçka do të jetë e tejkaluar.
“KEDS po investon në mënyrë të vazhdueshme anekënd vendit dhe ky është një lajm i mirë për qytetarët. Investimi në Rugovë është jetik edhe për zhvillimin e turizmit në rajonin e Rugovës, që ndikon direkt edhe në zhvillim ekonomik”, tha Muhaxheri.
Projekti do të fillojë menjëherë dhe parashihet të kryhet në periudhën më të shkurtër të mundshme.
“Kjo linjë do të ketë edhe mundësinë e dyfishimit të kapaciteteve, duke e zgjidhë çështjen e furnizimit me energji elektrike të kësaj treve turistike të Kosovës për një kohë të gjatë. Problematike gjithashtu ka qenë kalimi i linjave ajrore në terrene të vështira dhe me drunjë, degët e të cilëve vazhdimisht binin mbi tela duke shkaktuar prishje të shpeshta. Tashmë, pjesa më e madhe do të jetë buzë rrugës dhe me kabllo nëntokësore në pjesën më të madhe, duke i eliminuar përgjithmonë defektet e tilla apo intervenimet e mundimshme. Por, ky nuk do të jetë investimi i vetëm që KEDS ka paraparë për Rajonin e Dukagjinit. Në tri qytetet e saj, përkatësisht në Pejë, Gjakovë dhe Istog do të vendosën linjat e Tensionit të Mesëm nën tokë dhe do të dyfishohen kapacitetet nga 10 në 20 kilovolt, njëjtë siç po veprohet në Prishtinë”, bën të ditur KEDS.
Tutje në njoftim thuhet se “Ky investim do të bëjë që kushtet atmosferike, sidomos erërat e fuqishme që godasin më së tepërmi këtë pjesë të vendit, të kenë ndikime minimale në furnizimin me energji elektrike, sikurse të tejkalohen mbingarkesat dhe të krijohen linja alternative për konsumatorë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë