LAJMI I FUNDIT:

Keane: Giggs sot do të vlente 2 miliardë funte

Keane: Giggs sot do të vlente 2 miliardë funte
RIO DE JANEIRO, BRAZIL - AUGUST 07: Silver medalist Odette Giuffrida of Italy poses on the podium during the medal ceremony for the Women's -52kg Judo on Day 2 of the Rio 2016 Olympic Games at Carioca Arena 2 on August 7, 2016 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)

Trajneri i Republikës së Irlandës, Roy Keane, ka bërë një deklaratë spektakolare duke thënë se çmimet e lojtarëve në ditët e sotme janë të çmendura.

Ai ka bërë një krahasim të thjeshtë, duke thënë se ish-bashkëlojtari i tij te Manchester United sot do të kushtonte plot 2 miliardë euro.

“Është marramendëse se çfarë shuma po dëgjojmë, sidomos për lojtarë mesatarë. Nëse dikur ka qenë koha për t’u bërë futbollist profesionist, atëherë kjo kohë është tash. Lojtarët mesatarë po shiten për 35 milionë funte”.


“Vërtet nuk kam analizuar shumë, por tregu është i tillë. Nuk ka top lojtarë. Lojtarët e vërtet të mëdhenj po shkojnë për shumë para, vërtet shumë para”.

“Van Nistelrooy sot do të kishte vlerë afro 1 miliard funte. David Beckham? Një miliard funte. Ryan Giggs? Dy miliardë funte”, deklaroi Keane. /Telegrafi/