LAJMI I FUNDIT:

KE: Vendimi i Këshillit do të kursejë kohë para fillimit të bisedimeve me Maqedoninë

KE: Vendimi i Këshillit do të kursejë kohë para fillimit të bisedimeve me Maqedoninë
Foto: Arkiv

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera tha se vendimi i Këshillit i BE-së për vonimin e ftesës për fillim të bisedimeve është “shumë pozitiv”, për shkak që përgatitjet që KE-ja do t’i fillojë në fund të korrikut do të mundësojnë që mos të humbet shumë kohë.

Ruiz Calavera tha se vendet si Mali i Zi dhe Serbia më parë, punët përgatitore për fillim të bisedimeve ka mundur të zgjasin deri në 18 muaj.

“Ne nuk i fillojmë përgatitjet tash, kështu që vendi do të përgatitet të fillojë të bisedojë dhe do të humb asnjë ditë për këtë. Për vendet e mëparshme duhej më shumë se një vit”, tha Ruiz Calavera për AIM.


Maqedonia më 26 qershor mori dritë të gjelbër për fillimin e bisedimeve në qershor të vitit të ardhshëm me kusht që të plotësojë reforma të caktuara. Vitin tjetër, vendet anëtare duhet të vërtetojnë datën për fillim të bisedimeve, ku do të mund të bëhet Konferenca ndërqeveritare, ku do të shënohet fillimi i bisedimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këshilli do të na japë mandat për fillimin e bisedimeve, kurse ata do të fillojnë me Konferencën ndërqeveritare, ky do të jetë momenti kur bisedimet do të fillojnë, por ajo çka është më me rëndësi është të mos humbim kohë kur ta fitojmë mandatin”, tha drejtoresha për Ballkanin Perëndimor Genoveva Ruiz Calavera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori