Site icon Telegrafi

“Ke thënë që nuk flet me motrën”, Rozana Radi: I kërkoj publikisht menaxherit tim që t’i publikojë mesazhet e mia me Oltën ku ajo ma uron mua fitoren

Pas një surprize të papritur që Olta Gixhari i bëri motrës së saj, Gerta, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, një debat i madh ka ndodhur mes Gertës dhe Rozanës.

Në një moment të tensionuar, Rozana Radi, vazhdoi të insistonte se deklaratat për marrëdhënien e motrave Gixhari jashtë shtëpisë janë të vërteta dhe se Olta ia kishte uruar fitoren Rozanës para se të hynte në BBVA.

“I bëj thirrje menaxherit tim që t’i publikojë të gjitha mesazhet dhe mesazhet zanore që Olta ka bërë me mua, që fjala ime të mos shkojë në vesh të shurdhër”, deklaroi Rozana gjatë një interviste, duke shtuar se ka prova të mëdha për të mbështetur pohimet e saj.

Lexo po ashtu Olta Gixhari rikthehet në shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Gertës - nuk mungojnë thumbat e Rozana Radit

Edhe pse ndërkohë është përfolur shpesh në media për marrëdhënien e tensionuar mes motrave Gixhari, kjo ka qenë hera e parë që Rozana ka dalë publikisht për të mbështetur versionin e saj, duke sugjeruar se ato nuk janë aq të lidhura sa mund të duken.

Megjithatë, Olta në mbrëmjen e së shtunës e mbështeti publikisht Gertën me një surprizë brenda shtëpisë së BBVA 4, duket se kanë nxjerrë një anë tjetër të marrëdhënies së tyre.

Olta hyri në shtëpi për të bërë një surprizë dhe tregoi mbështetje maksimale për motrën e saj, duke u shfaqur pranë saj në një moment të rëndësishëm, duke theksuar lidhjen e ngushtë që ato kanë. /Telegrafi/

Exit mobile version