Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka miratuar rezolutën për mbylljen e procesit të mbikëqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e punës që lidhet me kompensimin e pronave.
Konkluzioni i rezolutës është se mekanizmi i ri i kompensimit të pronave, parashikuar me ligjin 133/2015 është plotësisht funksional dhe efektiv.
Në Rezolutë theksohet se Shqipëria ka arritur rezultatet konkrete të angazhimit politik të nivelit më të lartë për të siguruar funksionimin e këtij mekanizmi.
Komiteti i Ministrave vendosi të miratojë rezolutën për mbylljen e procesit të mbikëqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e çështjeve që lidhen me kompensimin e pronave, duke përfshirë këtu dhe planin e masave të vendimit pilot të Manushaqe Putos e të tjerë. Në këndvështrimin e Komitetit të Ministrave, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet sipas vendimit pilot të Manushaqe Putos, për ngritjen e mekanizmit efektiv të brendshëm për kompensimin e pronave të shpronësuara nga regjimi komunist”, thuhet nw njoftimin e Ministrisw sw Drejtwsisw.
Nëpërmjet kësaj zgjidhjeje, Komiteti i Ministrave ka vendosur se, Shqipëria i ka dhënë fund mungesës së gjatë të një mekanizmi efektiv si dhe është vlerësuar mbështetja politike, financiare dhe teknike që është dhënë nga qeveria shqiptare që nga viti 2014 e në vazhdim.
Në këtë rezolutë, dukshëm janë vlerësuar rezultatet sinjifikative si në trajtimin e kërkesave të vlerësuara me vendim nga Agjensia e Trajtimit të Pronave, numrit të vendimeve të zbatuara të kësaj agjencie si dhe vendosjen në dispozicion të burimeve financiare tejet të konsiderueshme nga Qeveria Shqiptare, për të mbuluar të gjitha pagesat e pronarëve për kompensim.
“Vendimi i marrë nga Komiteti i Ministrave, tregon se Shqipëria i ka vendosur në zbatim të gjitha masat e vendosura nga Gjykata Evropiane dhe Komiteti i Ministrave duke vendosur të mos ushtrojë mëmbikqyrjen e kësaj çështje. Komiteti i Ministrave, vlerëson angazhimin konkret të Qeverisë në përmbushjen e detyrimeve të vendimeve të Gjykatës Evropiane si dhe në masat konkrete që ka marrë për të garantuar zbatimin e vendimeve të formës së prerë të gjykatave vendase”.
Në këtë mënyrë zgjidhim përfundimisht pas 25 vjetësh, problemin e madh të kompensimit të pronave, duke patur një formulë kompensimi për pronarët dhe një mekanizëm ligjor efektiv që lejon që pronarët të dëmshpërblehen, mekanizëm të pranuar dhe të certifikuar tashmë dhe me këtë vendim të Komitetit të Ministrave.
Kompensimi i pronarëve tashmë është i garantuar dhe sipas përcaktimeve ligjore do të realizohet brenda afatit ligjor 10 vjeçar.
Tashmë, për qytetarët të cilët prej vitesh kanë hasur ndryshime të shpeshta ligjore ose vendime të cilat nuk janë ekzekutuar, kanë një mekanizëm efektiv i cili siguron ekzekutimin e të drejtës së tyre të njohur për kompensim. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova