LAJMI I FUNDIT:

KE-ja do të ketë një komisioner për zgjerim – pritet ta drejtojë një kroate?

KE-ja do të ketë një komisioner për zgjerim – pritet ta drejtojë një kroate?

Përbërja e re e Komisionit Evropian do të përfshijë një komisioner për zgjerim, njoftoi sot presidentja e këtij organi, Ursula von der Leyen.

Kjo e fundit deklaroi në Forumin Strategjik të Bled-it se çështja e zgjerimit u rikthye në “krye të agjendës politike” në mbledhjen e fundit të komisionit. Në mbledhjen e re ky proces duhet të përshpejtohet më tej dhe të marrë “vëmendjen e plotë”.

“Prandaj, në përbërjen e re të Komisionit Evropian, e cila duhet të prezantohet së shpejti, do të jetë edhe një komisioner për zgjerim”, njoftoi Von der Leyen, shkruan index.hr.


Kryetari i KE-së tha se zgjerimi është një “investim” në sigurinë evropiane dhe konkurrencën ekonomike dhe bëri të ditur se gjashtë vendet kandidate së shpejti do të prezantojnë planin e tyre të reformës, i cili do të shpërblehet me investime evropiane në vlerë totale prej gjashtë miliardë eurosh.

Ndryshe, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka thënë më herët se Kroacia do të jetë jashtëzakonisht e kënaqur me departamentin që kandidatja kroate Dubravka Suica do ta marrë në Komisionin e ri, por nuk ka dashur të thotë se për cilën fushë bëhet fjalë – duke lënë hapësirë se bëhet fjalë për komisionerin për zgjerim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori