LAJMI I FUNDIT:

KDI: Emërimet e sotme nga Kuvendi – shembull flagrant i nepotizmit

KDI: Emërimet e sotme nga Kuvendi – shembull flagrant i nepotizmit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpreh shqetësim të thellë për zhvillimet në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku vendimet e marra nga deputetët e shumicës parlamentare sipas tyre paraqesin shkelje të vlerave të qeverisjes së mirë, ndërkohë që përforcojnë elementet e korrupsionit dhe kapjes së institucioneve.

“Së pari, emërimi i gruas së Ministrit  të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe nipit të Zëvendëskryeministrit të Parë, si anëtarë të Bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), paraqet një shembull flagrant të nepotizmit dhe konfliktit të interesit. Ky vendim përveç se cenon integritetin e institucioneve publike, zhvlerëson edhe premtimet dhe angazhimet e partisë në pushtet për institucione të pavarura. Për më keq, kjo vendimmarrje është në funksion të përdorimit të institucioneve për interesa private dhe politike të individëve të lidhur me pushtetin”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore
Lexo po ashtu Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore

“Së dyti, shqyrtimi dhe miratimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në të dy leximet brenda një periudhe të shkurtër kohore, është një tjetër goditje për proceset demokratike parlamentare. Ky projektligj, i proklamuar si ndër më të rëndësishmit në luftën kundër korrupsionit, nuk do të duhej të miratohej pa konsultime publike, pa debat parlamentar dhe pa përfshirjen e publikut. Ky nxitim në miratimin e tij, lë të kuptohet se projektligji po përdoret për qëllime elektorale, në vend që të shërbejë si mekanizëm kundër pasurimit të paligjshëm të zyrtarëve publik”.


Këto zhvillime janë tregues të një tendence shqetësuese për të dobësuar shtetin e së drejtës dhe për të favorizuar interesat e ngushta politike të partisë në pushtet.

Kuvendi i Kosovës, në vend që të jetë gardian i përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit, po keqpërdoret nga shumica parlamentare për motive elektorale, duke kompromentuar kështu integritetin institucional.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori