Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë ndarjen e çmimeve për foto-garën "FajiKorrupsionit", aktivitet ky i organizuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Në këtë garë kanë qenë 49 pjesëmarrës që kanë dërguar fotografi të ndryshme me antë së cilave është paraqitur korrupsioni në Kosovë, ku janë zgjedhur tri fotografitë më të mira.


Fituesi i çmimit të parë të garës për fotografinë më të mirë kundër-korrupsionit e mori Korab Basha, pastaj Valdrin Fetahu dhe Fatlinda Daku.

Arben Kelmendi menaxher i projektit Kundër Korrupsion në KDI, tha se këtë vit edhe për shkak të pandemisë, ata kanë qenë të fokusuar në mbikëqyrjen e tenderëve në Ministrinë e Shëndetësisë, për të parë nëse çmimet e barnave janë në përputhje me tregun.

“Si pasojë e raportimeve tona, sot shumë tenderë nga MSH-ja janë duke u hetuar nga organet e drejtësisë”, u shpreh Kelmendi.

Ndryshe, Korab Basha është kamerman dhe fotograf në Telegrafi.com.

264435674 10160788991574179 7360282443966625813 n

265971278 10160788991479179 4635640159688770669 n

264864524 10160788991329179 4107419181786132348 n