LAJMI I FUNDIT:

KDI: Pas propozimeve të fundit për Dialogun, Qeveria të mos heshtë

KDI: Pas propozimeve të fundit për Dialogun, Qeveria të mos heshtë

Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në një dinamikë të re pas intensifikimit të vizitave të emisarëve special nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Nga deklarimet e emisarit Gabriel Escobar për përkrahjen e SHBA-ve ndaj të ashtuquajturit propozim ‘franko-gjerman’, tashmë është konfirmuar ekzistenca e një propozimi konkret që u është ofruar palëve për arritjen e një marrëveshje.

E për këto zhvillime, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkon transparencë nga Qeveria.


“Këto dinamika të reja janë duke u karakterizuar nga mungesë e theksuar e transparencës nga institucionet kosovare. Presidentja dhe Kryeministri i vendit ende nuk janë deklaruar lidhur me përmbajtjen dhe qëndrimin e Kosovës karshi këtyre zhvillimeve dhe propozimeve”.

Organizata e shoqërisë civile thotë se takimet e liderëve nuk mund të zëvendësojnë Kuvendin.

“Ndonëse KDI mirëpret iniciativën e Kryeministrit Kurti për zhvillimin e takimeve me liderët e partive opozitare në funksion të konsensusit politik, të njëjtat nuk duhet t’i zëvendësojnë obligimet kushtuese e ligjore të Qeverisë për të raportuar në Kuvend dhe për të informuar publikun”.

“Prandaj, KDI kërkon nga Qeveria që në kuadër të kompetencave të saj, të kërkojë mbajtjen e një seance parlamentare ku do të trajtoheshin detajisht zhvillimet e fundit në procesin e dialogut, si dhe qëndrimet e Kosovës ndaj tyre. Në të kundërtën, Kuvendi duhet që të ushtrojë funksionin mbikëqyrës me vetiniciativë, duke e ftuar Kryeministrin në raportim”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori