LAJMI I FUNDIT:

KDI: Partitë politike të konstituojnë sa më shpejt Kuvendin

KDI: Partitë politike të konstituojnë sa më shpejt Kuvendin

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet karshi konstitutimit të Legjislaturës së VI-të të Kuvendit, që edhe kësaj radhe po zvarritet si proces.

Deputetët e zgjedhur sipas këtij Instituti, kanë për detyrë dhe obligim kushtetues që të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve në institucionet shtetërore, e që si parakusht kanë krijimin e këtyre institucioneve.

“Mospjesëmarrja e deputetëve në seancën konstituive është ikje nga përfaqësimi i qytetarëve, prandaj i ftojmë të gjithë deputetët që të marrin pjesë në seancë dhe të tregohen konstruktiv në raport me përgjegjësit që kanë. Ndërsa, kur të thirren takimet konsultative, të respektohen ato për t’i dhënë mundësi dialogut ndërpartiak”, vlerëson KDI.


Ata i kanë ftuar partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, që të lëvizin nga pozicionet e tyre të ngurta dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe më pastaj formimit të Qeverisë. “KDI gjithashtu iu bënë thirrje të zgjedhurve të qytetarëve që të respektojnë institucionin e Kuvendit dhe mandatin e deputetit, të mos përdorin gjuhë denigruese dhe akuza të ndërsjella që dëmtojnë imazhin e institucionit të Kuvendit”, thuhet në thirrjen e KDI-së.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori