LAJMI I FUNDIT:

KDI: Ndërtimi i konsensusit politik, i domosdoshëm para takimit të dialogut në Uashington

KDI: Ndërtimi i konsensusit politik, i domosdoshëm para takimit të dialogut në Uashington

Në kuadër të procesit të normalizimit, Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar takime të vazhdueshme të cilat kanë për synim arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme.

“Pavarësisht gatishmërisë dhe mbështetjes nga spektri politik për procesin përmbyllës të dialogut, mungesa e konsensusit politik lidhur me përfaqësimin e Kosovës në bisedime, po vazhdon ta karakterizojë pozicionin e saj negociues”, thekson KDI.

KDI ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të intensifikojë përpjekjet për arritjen e konsensusit sa më të gjerë në mes të spektrit politik, lidhur me të gjitha çështjet e ndërlidhura me dialogun për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.


Grenell: Liderët e Kosovës dhe të Serbisë takohen në Uashington më 2 shtator
Lexo po ashtu Grenell: Liderët e Kosovës dhe të Serbisë takohen në Uashington më 2 shtator

“Ne vlerësojmë që kjo çështje duhet të trajtohet përtej kalkulimeve politike ditore, andaj, si partitë në pushtet edhe ato në opozitë duhet të tregojnë përkushtim dhe konstruktivitet për të tejkaluar pengesat në arritjen e pajtueshmërisë politike rreth procesit, para takimit të paralajmëruar në Uashington. Çdo vonesë në këtë drejtim rrezikon të dëmtojë pozitën e Kosovës në bisedime, si dhe marrëdhëniet e saj me partnerët ndërkombëtar.

Për një proces të interesit të lartë shtetëror dhe qytetar, që ka për synim përmbylljen e çështjeve të hapura, duke garantuar perspektivën evropiane dhe zhvillimin ekonomik të të dyja shteteve, ndërtimi i një konsensusi sa më të gjerë politik mbetet qenësor për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media të KDI-së.

KDI thekson se spektri politik duhet të shfrytëzojë gjithashtu vëmendjen e shtuar ndërkombëtare ndaj dialogut, në interes të shtetit të Kosovës, duke ndërtuar qasje konsensuale, e cila është e domosdoshme për përfaqësimin dhe shtyrjen përpara të kërkesave dhe pritshmërive të Kosovës karshi këtij procesi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori