Instituti Demokratik i Kosovës ka vlerësues se është koha e fundit për të ndërmarrë hapa konkret në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Ky institut apelon ndaj të gjitha partive politike parlamentare për arritjen e një konsensusi të përgjithshëm dhe zgjidhjen e kësaj nyje që po mbanë peng qytetarët e Kosovës.
“Pas dështimit të seancës së sotme për të shqyrtuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, edhe një herë u dëshmua mungesa e seriozitetit dhe përkushtimit të partive politike për të arritur konsensus politik që i shërben interesit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Mungesa e këtij konsensusi politik tash e gati tri vite, jo vetëm që ka lënë qytetarët e Kosovës të izoluar dhe pa mundësi lëvizjeje të lirë, por njëkohësisht ka bllokuar funksionimin normal të institucioneve të vendit. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se çështja e demarkacionit është shteruar si temë, dhe tanimë është koha e fundit për të ndërmarrë hapa konkret në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Andaj, KDI apelon ndaj të gjitha partive politike parlamentare për arritjen e një konsensusi të përgjithshëm dhe zgjidhjen e kësaj nyje që po mbanë peng qytetarët e Republikës së Kosovës. Vota pro demarkacionit është votë pro lëvizjes së lirë dhe rrugëtimit të mëtutjeshëm të Kosovës drejt BE-së, sidomos tani kur sipas “Transparency International” vendi ynë ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit dhe renditet më mirë sesa shumë vende të tjera që tashmë gëzojnë liberalizmin e vizave. KDI u bënë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të tregojnë vendosmëri dhe përkushtim më të madh për të mbyllur çështjen e shënjimit të kufirit me Malin e Zi”, thuhet në njoftim.
KDI konsideron që Republika e Kosovës ka në dispozicion mekanizma ligjor për të ri-negociuar me Malin e Zi për ndonjë përmirësim eventual të marrëveshjes, nëse konsiderohet që veçse janë bërë gabime në këtë drejtim. Prandaj, çdo vonesë e mëtutjeshme për ratifikimin e demarkacionit do të ndikoj në izolimin e qytetarëve, dhe njëkohësisht do të shpërfaqë paaftësinë e skenës politike kosovare për të marrë vendime të mëdha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale