Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka prezantuar sot rezultatet e shërbimit për këshilla ligjore pa pagesë për raportuesit dhe viktimat e korrupsionit përmes një konference për media në kuadër të shënimit të Javës Kundër Korrupsion.
Përfaqësues të KDI-së, kanë njoftuar se në Qendrën për këshilla ligjore pa pagesë, janë raportuar gjithsej 75 raste me më shumë se 200 qytetarë të cilët kanë kërkuar ndihmë ligjore nga këshilltari ligjor, ndihmë kjo e cila jepet falas për të gjithë dëshmitarët apo viktimat e korrupsionit.
Rastet për të cilat kryesisht kanë raportuar qytetarët gjatë vitit 2016 janë: rastet e konkurseve publike nëpër institucione të vendit, rasti i specialistëve që mbetën të pa punë dhe ju shkel e drejta për qasje të barabartë në punë si dhe rastet e vonesave nga gjykatat në shqyrtimin e lëndëve të palëve.
Me këtë rast, Florent Spahija nga KDI, ka shpjeguar se veprimet e ndërmarra nga KDI në kuadër të kompetencave të kësaj zyre, kanë rezultuar në ndryshimin e buxhetit për specialistët mjekësorë të pa punë, ku sot të njëjtit janë në punë të përkohshme me mundësi që të vazhdojnë punën nëpër spitalet e Kosovës.
“Në anën tjetër është prodhuar një raport ku janë paraqitur rastet konkrete të vonesave të lëndëve nëpër gjykata, duke bërë presion publik që gjykata të përfundojë këto lëndë sa më shpejtë. Ftojmë qytetarët që të bëhen pjesë e përpjekjeve tona për të luftuar korrupsionin, duke denoncuar rastet në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800 77 777 apo në e-mailin info@kdi-kosova.org”, ka shtuar Spahija.
Kurse Majlinda Kurti nga KDI, ka potencuar se KDI vazhdimisht ka ofruar rekomandime përmes hulumtimeve në fushën e transparencës, anti-korrupsionit dhe prokurimit publik.
Ajo ka thënë se po të merreshin parasysh rekomandimet e ofruara, do të kishim rezultate substanciale në luftimin e korrupsionit dhe si rezultat raporte më të mira ndërkombëtare.
“Fjalia ‘Zero tolerancë ndaj korrupsionit’ edhe këtë vit mbeti vetëm premtim dhe jo zbatim nga qeveritarët tanë. Të njëjtin mendim kanë dhënë edhe qytetarët e anketuar për Barometrin Global të Korrupsionit (GCB) ku kanë raportuar që mendojnë se 46% e qeveritarëve janë të korruptuar. Ky opinion publik me këtë raport vetëm është përkthyer në përqindje, sepse nuk ishte ndonjë e papritur, pas gjithë përjetimeve që kishim si qytetarë gjatë këtij viti. Në fillim rastin ‘Stentat’ e duke vazhduar me aferat korruptive në rastin ‘Pronto’ e shumë të tjera mes tyre”, ka thënë Kurti.
“Sigurisht që këto dy dalje publike të rasteve të korrupsionit ndikojnë në mosbesim qytetar ndaj institucioneve shtetërore, ngase bëjnë fjalë për shëndetin dhe punësimin që janë ndër faktorët kyç në lumturinë e secilit. Prandaj kanë kuptim rezultatet e GCB-së të cilat thonë se 65% e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është njëri ndër tri problemet më të mëdha në vend”, ka shtuar ndër të tjera ajo.
Pas kësaj konference, KDI për qytetarët ka shpërndarë shalle të cilat ishin punim dore, me moton “Raporto korrupsionin: thirr 0800 77 777” , si simbolikë e produkteve pa korrupsion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?