LAJMI I FUNDIT:

KB – Formacioni më i mirë i 1/8 së finales

KB – Formacioni më i mirë i 1/8 së finales

Pasi pamë një nga fazat grupore më të zbehta në histori të Kampionateve Botërore, definitivisht faza e parë e eliminimit direkt, apo faza e 16 ekipeve më të mira të Botërorit, do të mbahet në mend për gabimet skandaloze të gjyqtarëve dhe dueleve fantastike që na ka përgatitur kjo fazë për çerekfinalen, aq më shumë me disa gola spektakolar.

Padyshim kryendeshja e 1/8 së finales ishte ndeshja e titanëve evropianë, kur Anglia u përball me Gjermaninë. Gjermania siç dihet doli fituese dhe pos futbollit të shpejtë dhe kundërsulmues, që u reflektua nga rezultati, kjo ndeshje hapi debat të gjerë mbi referimin, pas gabimit të gjyqtarëve kur anuluan një gol të drejtë të Frank Lampard. Ashtu si kjo sfidë, që pati më të mirët e saj nga ana tekniko-taktike, edhe ndeshja tjetër Argjentinë-Meksikë shfaqi si akter kryesor gjyqtarin e këtij takimi, që pranoi një gol nga pozita e pastër jashtë loje të Carlos Tevezit.

Pos gjërave të lartpërmendura, vlen të ceket dhe eliminimi i dhimbshëm i japonezëve në penalti, kualifikimi i zbehtë i Holandës, samba braziliane dhe fitorja e David Villas ndaj Portugalisë.

Formacioni më i mirë i 1/8 së finales (3-4-3):


Portier: Eduardo (Portugali)

Mbrojtës: Sergio Ramos (Spanjë), Juan (Brazil), Gabriel Heinze (Argjentinë).

Mesfushorë: Arjen Robben (Holandë), Ramires (Brazil), Kevin Prince Boateng (Ganë), Mesut Ozil (Gjermani).

Sulmues: Thomas Muller (Gjermani), Carlos Tevez (Argjentinë), Luis Suares (Uruguai).

Eduardo

Sergio Ramos – Juan – Heinze

Ramires
Boateng – Ozil
Robben

Muller – Suarez – Tevez

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

La Liga
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

Përfaqësueset
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Ardian Ismajli ‘muri i gjallë’ ndaj Juventusit – vlerësohet si një prej më të mirëve të ndeshjes

Ardian Ismajli ‘muri i gjallë’ ndaj Juventusit – vlerësohet si një prej më të mirëve të ndeshjes

Serie A
Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – zbulohen dy kandidatët potencialë

Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – zbulohen dy kandidatët potencialë

La Liga
Kalo në kategori