LAJMI I FUNDIT:

Kazakistan: Ka filluar rrethi i dytë i bisedimeve për Sirinë

Kazakistan: Ka filluar rrethi i dytë i bisedimeve për Sirinë

Ministria e Jashtme e Kazakistanit ka njoftuar se përfaqësuesit e Rusisë, Turqisë dhe Iranit, sot e kanë filluar takimin e tyre për të diskutuar lidhur me mekanizmat për monitorimin e armëpushimit në Siri, që e kanë ndërmjetësuar këto tri shtete.

Në këtë takim në kryeqytetin Astana të Kazakistanit, pritet edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara dhe Jordanisë.

Ky është rundi i dytë i bisedimeve për ndaljen e luftës në Siri.


Në rundin e parë, të mbajtur më 23 dhe 24 janar, nuk ishte arritur kurrfarë progresi për zgjidhjen politike të luftës civile gjashtëvjeçare, por palët janë pajtuar ta krijojnë një mekanizëm, të quajtur Grupi i përbashkët operacional, për monitorimin e armëpushimit të ndjeshëm në Siri.

Në këtë grup monitorues përfshihen ekspertët nga Rusia, Turqia dhe Irani.

Moska dhe Teherani e mbështesin regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia është mbështetëse e opozitës, raporton Rel.

Vlerësohet se prej vitit 2011, kur ka filluar lufta civile në Siri, janë vrarë afro 300 mijë vetë, ndërsa janë zhvendosur miliona njerëz.