Kawhi Leonard shpallet MVP i finales, më meritori për titullin e Torontos

Ka përfunduar edicioni 2018/19 në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Toronto Raptors është shpallur kampion për herë të parë në histori të klubit.
E më meritori për këtë trofe të Raptors ishte basketbollisti amerikan Kawhi Leonard që ishte fantastik që nga ndeshja e parë në këtë Play Off.
Leonard shkëlqeu në gjashtë sfidat finale ndaj Golden State Warriors, duke u shpallur edhe MVP i finales.
Për Leonard ky ishte çmimi i dytë personal që e fiton si basketbollisti më i mirë i ndeshjeve finale.
Kawhi ishte shpallur MVP i finales edhe në vitin 2014 kur e fitoi titullin me San Antonio Spurs.
Njëherit Kawhi Leonard bëhet vetëm basketbollisti i tretë që fiton dy herë çmimin MVP me dy skuadra të ndryshme, pasi më parë këtë e kishin bërë vetëm LeBron James dhe Kareem Abdul Jabbar. /Telegrafi/




















































