LAJMI I FUNDIT:

Katrougalos: E përshëndesim letrën e Varviciotis

Katrougalos: E përshëndesim letrën e Varviciotis

E përshëndesim letrën e ministrit alternativ të Punëve të Jashtme deri tek kolegu i tij nga Maqedonia e Veriut për lëvizje të ashpër ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe mbështetje për perspektivën evropiane të vendit fqinj, thotë ish-shefi i diplomacisë greke, ndërsa tani deputet dhe kompetent për politikë të jashtme në SYRIZA, Jorgos Katrugalos.

“E përshëndesim letrën që, sipas informacioneve të gazetarëve, e ka dërguar ministri alternativ i Punëve të Jashtme deri tek kolegu i tij nga Maqedonia e Veriut për lëvizje të ashpër drejt Marrëveshjes së Prespës dhe mbështetje për perspektivë evropiane të vendit fqinj. Me interes i presim sqarimet e ministrit deri tek ata të cilët besuan në demagogjinë parazgjedhore të Demokracisë së Re për lëshime lidhur me marrëveshjen. SYRIZA do të kërkojë letër që të dorëzohet në Parlament, në bazë të nenit 133 nga Rregullorja”, thotë Katrugalos në deklaratën me shkrim.

Siç kumtoi SÇE-ja para dy ditëve, ministri alternativ i Punëve të Jashtme i Republikës së Greqisë, i obliguar për çështje evropiane, Miltiadis Varviciotis, përmes letrës deri tek Bujar Osmani paralajmëroi mbështetje për integrimet evropiane të vendit, duke theksuar se imperativ është implementimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës, por paralajmëroi edhe takim bilateral midis përfaqësuesve të obliguar për çështje evropiane të dy vendeve.


Letra është përgjigje e shkrimit të Osmanit deri tek Varviciotis në të cilën ia uroi funksionin dhe shfaq shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit.

Varvitsiotis: Do të mbështesim integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut
Lexo po ashtu Varvitsiotis: Do të mbështesim integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Në trend Lajme

Më shumë

"Siç duket ne nuk jemi të zotët të zgjedhim asnjë situatë", Bekë Berisha kërkon ndihmë nga amerikanët pas dështimit të seancës

Lajme

"LVV të ofrojë tre kandidatë për kryetar Kuvendi" - Rashiti paraqet 10 opsione për tejkalimin e ngërçit politik

Lajme
Dështimi i seancës, reagon KDI: Tentimi 1, 2, 3, 4… 8…... deri kur?

Dështimi i seancës, reagon KDI: Tentimi 1, 2, 3, 4… 8…... deri kur?

Lajme
Për të gjashtën herë, Albulena Haxhiu nuk kalon në Kuvend

Për të gjashtën herë, Albulena Haxhiu nuk kalon në Kuvend

Lajme
Kos: Maqedonia është një nga historitë e trishtueshme në Ballkan, nuk duhet të dështojmë në procesin e zgjerimit

Kos: Maqedonia është një nga historitë e trishtueshme në Ballkan, nuk duhet të dështojmë në procesin e zgjerimit

Politikë

"Situatë e neveritshme", deputetët e LDK-së kërkojnë reflektim nga LVV

Lajme
Kalo në kategori