Kostumet e grave vit pas viti janë gjithnjë e më popullore.

Zonja të famshme gjithnjë e më shumë shfaqen në rrobat që dikur ishin të rezervuara vetëm për burrat.


Aktorja e Hollivudit, Katie Holms u shfaq në një darkë gala të organizuar nga Teatri i Baletit Amerikan në një kostum klasik gri dhe tregoi se zonjat mund të vishen në xhaketë dhe pantallona.

katie 1

Veshja e markës së njohur Prada, ku fundi i pantallonave ishte me pupla ashtu sikurse edhe mëngët, bënin që bukuroshja të duket edhe më elegante.

Ylli u shoqërua nga nëna e saj, Kathleen, e cila gjithashtu dukej e mrekullueshme në një fustan të gjatë të kaltër deri në supe.

Ndërkohë, paparacët e kanë vënë re aktoren në një metro të qytetit të New Yorkut duke lexuar libër… tipike si çdo njujorkeze.

Ndryshe, 39-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/

katie 2

katie 3