Kryeprokurorja speciale Katica Janeva me letër të re nga burgu i Shkupit ka njoftuar Këshillin e Prokurorëve Publik se e aktivizon dorëheqjen e kushtëzuar, të cilën e dorëzoi më 15 korrik.

Sipas TV Sitel, Këshilli i Prokurorëve akoma zyrtarisht nuk e ka pranuar letrën e Janevës përmes së cilës jep dorëheqje, pasi letra është dërguar sot pasdite, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Dorëheqjen të cilën Janeva e ka shkruar me dorë, vjen në ditën e njëjtë kur Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime votoi që të shkarkohet ajo.

Ndryshe, Janeva dje përmes një letre kërkoi që PSP të gjitha lëndët t'i dorëzojë në Prokurorinë Publike./Telegrafi/