LAJMI I FUNDIT:

Katica Janeva bastis spitalin e Ohrit

Katica Janeva bastis spitalin e Ohrit

Marrëveshje, anekse, urdhërpagesa, raporte, dokumente financiare, ofertat e ofertuesve, planin për prokurime publike si dhe dokumente tjera janë dërguar në Prokurorinë Speciale për tenderin për sigurimin e spitalit të Ohrit që në vitin 2013 i është ndarë Agjencisë së sigurimit SGS. Ndryshe, SGS në opinion lidhet me ish shefin e Drejtorisë së sigurimit dhe kundërzbulimit, Sasho Mijallkov për të cilën u dëgjua edhe nga bombat e publikuara nga LSDM-ja.

“Ne vepruam në bazë të procedurave dhe dispozitave ligjore. E kërkuan dokumentacionin e plotë për tenderin për prokurime publike për sigurim teknik dhe patrullim. Në vitin 2013 u realizua nga ana e SGS. Mendoj marrëveshja në nivel vjetor ishte diku rreth 300 mijë denarë”, tha Sllavica Maleska, drejtoreshë e spitalit të Ohrit.

Materialet e shumta të tenderit me postë janë dërguar në Prokurorinë Speciale, ndërsa spitali ka pasur afat prej 5 ditëve ta bëjë këtë.


“Në periudhën e kaluar është bërë tender tjetër. Unë kam trashëguar një tjetër kompani e jo SGS-në. Gjithçka që është e ligjshme për një tender, gjegjësisht është dërguar i gjithë dokumentacioni. Për momentin nuk kemi paralajmërime tjera, por gjithsesi se do të veprojmë në bazë të procedurave ligjore”, deklaroi Sllavica Maleska, drejtoreshë e spitalit të Ohrit.

Në atë kohë drejtor i spitalit në Ohër ishte deputeti Luben Arnaudov. Një tjetër padi penale është ngritur ditë më parë nga SPB Ohër kundër Arnaudovit për keqpërdorim të detyrës zyrtare derisa ka qenë drejtor i Spitalit të përgjithshëm në Ohër, ku thuhet se ka shfrytëzuar pozitën dhe autorizimin zyrtar duke bërë furnizim të pajisjes mjekësore për nevojat e spitalit, pa pasur nevojë dhe pa qenë pajisje adekuate.

Arnaudov nga Prokuroria për Krim të Organizuar akuzohet për kërcënim terrorist të rendit kushtetues për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar. Ai këtë javë nga burgu i Shutkës ku qëndroi për tre muaj u lëshua në arrest shtëpiak./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendimi për konfirmimin e aktakuzës: Audio-incizimet nga vizitat e Thaçit në Hagë tregojnë udhëzimet që dha për dëshminë e Remit, Zyrapit e tjerëve

Vendimi për konfirmimin e aktakuzës: Audio-incizimet nga vizitat e Thaçit në Hagë tregojnë udhëzimet që dha për dëshminë e Remit, Zyrapit e tjerëve

Drejtësi
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kurti në Mynih: Marrëveshja e Brukselit po shkelet nga Serbia, duhet ta bëjnë dorëzimin e kryeterroristit Radoiçiq

Kurti në Mynih: Marrëveshja e Brukselit po shkelet nga Serbia, duhet ta bëjnë dorëzimin e kryeterroristit Radoiçiq

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Ministria e Drejtësisë njofton se ka rishpallur konkursin për zgjedhjen e noterëve

Ministria e Drejtësisë njofton se ka rishpallur konkursin për zgjedhjen e noterëve

Lajme
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Lajme
Kalo në kategori