LAJMI I FUNDIT:

Kathimerini: Zaevi e dha propozimin “Ilindenska Maqedonia”

Kathimerini: Zaevi e dha propozimin “Ilindenska Maqedonia”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se propozimi “Ilindenska Maqedonia”, që paraqet dy ngjarje historike të viteve 1903 dhe 1945, ka ardhur nga Kryeministri Zoran Zaev.

Sipas kësaj gazete, ky propozim nuk është përfundimtar, pasi që emra të ngjashëm janë propozuar edhe në të kaluarën e afërt, si për shembull Krushevska Maqedonia.

“Kathimerini” shkruan se nuk është e qartë nëse Athina do ta pranojë këtë propozim, ose ky mund të ishte vetëm një veprim i Qeverisë së Maqedonisë për t’i dhënë shtytje procesit të bisedimeve.


Përndryshe, Kryeministri grek, Alexis Tsipras do të njoftoj institucionet dhe partnerët e koalicionit, përfshi partitë tjera, rreth propozimeve të diskutuara me homologun e tij, Zoran Zaev./Telegrafi/