LAJMI I FUNDIT:

“Kathimerini”: Marrëveshja e Prespës do të luaj rolin kryesor në vitin 2019-të

“Kathimerini”: Marrëveshja e Prespës do të luaj rolin kryesor në vitin 2019-të

Në analizën e pritjeve për vitin 2019, gazeta greke “Kathimerini” sot shkruan se këtë vit çështja e emrit me Maqedoninë do të luajë një rol të madh në skenën politike në Greqi, përpara zgjedhjeve parlamentare, ndryshimin në ligjin e pagave minimale dhe rishikimin e marrëdhënieve të shtetit me Kishën Ortodokse të Greqisë.

“Zoran Zaev dhe lojtarë të tjerë ndërkombëtarë i japin hapësirë kryeministrit Alexis Tsipras për të ratifikuar marrëveshjen në Kuvendin e Greqisë në datën që i përshtatet më mirë atij dhe votimit mbi protokollin që do të shfuqizojë kundërshtimet e Greqisë ndaj kandidimit të Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

Sido që të jetë, burimet e “Kathimerinit” tregojnë se skenari më i mundshëm është që Tsipras ta dërgojë marrëveshjen e Prespës në Kuvend relativisht shpejt, deri në fund të janarit ose në fillim të shkurtit. Të njëjtat burime thonë gjithashtu se nuk do të ketë vonesa në votim që do t’i lejojë IRJM-së të anëtarësohet në NATO, kështu që Greqia do t’i përmbahet frymës së marrëveshjes. Përveç kësaj, Tsipras do të jetë në gjendje të konfirmojë njohjen e tij ndërkombëtare si një lider i cili u përmbahet detyrimeve të tija.


Tsipras beson se mund të sigurojë 151 votat e nevojshme për ratifikimin e saj në Kuvend. Përveç kësaj, lideri i partnerit të koalicionit qeveritar, Panos Kammenos, është zotuar se nuk do të mbështesë mocionin e mosbesimit që planifikon Demokracia e Re të zbatojë kundër qeverisë së Tsipras mbi çështjen e emrit”, shkruan Kathimerini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori