LAJMI I FUNDIT:

Kathimerini: 95 për qind e negociatave janë kryer, mbeten disa detaje të rëndësishme

Kathimerini: 95 për qind e negociatave janë kryer, mbeten disa detaje të rëndësishme

Greqia dhe IRJM janë në garë me kohën për përfundimin e negociatave për zgjidhjen e kontestit për emrin, me qëllim që të mbërrihet Samiti i BE-së në fund të këtij muaji shkruan gazeta greke ‘Kathimerini’.

Gazeta greke shkruan se 95 për qind të negociatave janë kompletuar dhe se mbeten disa, siç shkruan gazeta gree, detaje të rëndësishme para se marrëveshja të jetë e gatshme. Në qoftë se zhvillohet sipas planit, marrëveshja duhet të vendoset në Kuvendin e Maqedonisë para Samitit të BE-së, ndërsa në referendum, sipas të gjitha gjasave në muajin shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse marrëveshja ratifikohet në Kuvend, atëherë Athina, si pjesë e marrëveshjes mes dy palëve, do të dërgojë letër deri te BE dhe NATO për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt këtyre strukturave.


“Letra greke do të jetë në lidhje me emrin e dakorduar, Republika Maqedonia e Veriut, Maqedonia e Epërme ose ndonjë emër i tretë që do të dakordohet. Nëse marrëveshja merr votë pozitive në referendum, atëherë do të hapet rruga për rishikim të Kushtetutës së IJRM, kërkesë kyçe e Greqisë. Në qoftë se referendumi nuk është i suksesshëm, dështon marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës”, shkruan ‘Kathimerini’./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori