Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të sulmit ndaj zyrtarëve policorë në Prishtinë.

Sulmi ndaj policëve ka ndodhur të martën, në ora 00:55.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj personave zyrtarë. Katër zyrtarë policorë kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/