Katër ushtrime të magjishme: Shërojnë dhimbjen kronike të nervit shiatik!

Në vend të ilaçeve për qetësim të dhembjeve, provoni këto ushtrime të cilat kanë ndikim
Nervi shiatik është nervi më i madh në organizëm. Ai fillon në pjesën e poshtme të shpinës, lëshohet poshtë të dyja këmbëve dhe e përbëjnë nervat e veçanta dhe rrënjët nervore të cilat degëzohen në pjesën e poshtme të shpinës.
Shiatiku nuk është sëmundje, por gjendje mjekësore e cila nënkupton këto simptoma:
– Dhimbje të vazhdueshme në pjesën e poshtme të shpinës dhe të njërës këmbë, rrallë të dyja
– Dhimbja përkeqësohet kur personi ulet
– Ndjenja e therjeve dhe nxehtësisë në këmbë
– Dobësim, mpirje dhe pamundësi të lëvizjes së këmbëve apo shputave
– Personi ka vështirësi kur qëndron në këmbë apo kur ecën
Shumica e mjekëve rekomandojnë regjim strati, transmeton Telegrafi.
Metodat e tjera nënkuptojnë përdorimin e ilaçeve për zbutje të dhembjeve dhe inflamacioneve dhe për lirim të muskujve.
Mirëpo, edhe ushtrimet gjithashtu mund të zbusin simptomat e shiatikut.
Në videon në vijim mund të shihni cilat ushtrime ndihmojnë në zbutjen e dhembjes kronike të shiatikut:
Cili është shkaku i dhimbjes?
Hernia diskale. Hernia diskale është dalja nga vendi natyral i diskut vertebral, i cili ndodhet në mes të vertebrave. Ky i fundit luan rolin e një amortizatori midis vertebrave, duke bërë shpërndarjen e peshave në mënyrë të barabartë. Disku është i përbërë nga një veshje e jashtme fibroze dhe shumë rezistente, e quajtur annulus. Veshja e brendshme është më e dobët dhe më elastike e quajtur nukleus polpoz. Disku duke dalë nga vendi bën një presion në rrënjët nervoze që ndodhen aty pranë, duke shkaktuar dhimbje.
Osteofitet (Rritja e kockave). Osteofitet janë kocka të mëdha në skajet e nyjeve. Në një përpjekje për të mbrojtur trupin, kocka të reja janë formuar në buzë të nyjeve. Kjo është quajtur rritje e kockave. Rritja e kockave në vetvete nuk është e dhimbshme, por për fat të keq, ajo mund të shkaktojë probleme. Në shpinë, rritja e kockave mund të ndërhyjë në hapësirën e rezervuar zakonisht për nerva, duke shkaktuar dhimbje të nervit shiatik.
Sindroma Piriformis. Sindroma piriformis është një gjendje ku muskuli piriform-is (një nga muskujt e thellë të fundshpinës)ngjeshët ose irriton nervin shiatik kur ai kalon nën ose nëpërmjet muskulit piriformis. Kjo ndodh kur muskuli tërhiqet ose ka gjendje spazme. Ky muskul është një nga muskujt rotatorë të jashtëm, që quhet kështu sepse lejon të rrotullohet kofsha nga jashtë në ije.
Ngushtimi i kanalit kurrizor. Si rezultat i ngushtimit të kanalit kurrizor nervat shtypen, çka mund të shkaktojë dhimbje të pjesës së prapme, dhimbje poshtë nervit shiatik dhe dobësi të muskujve të këmbës. Nëse keni stenozë është e mundshme që ju të keni dhimbje të shpinës në shumicën e kohës apo dhimbje këmbe dhe mpirja do të fillojë kur ju të filloni të ecni.
Spondiliatroza. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Tek të rriturit, rruaza e katërt dhe e pestë (L4 and L5) janë më së shpeshti të prekura, me vertebrën L4 që lëviz përpara vertebrës L5.
Shkaqe të tjera: Shiatiku mund të shkaktohet nga tumoret që cenojnë palcën kurrizore ose rrënjët nervore. Dhimbjet e forta të shpinës që shtrihen më pas në ije dhe këmbë, humbja e kontrollit të fshikëzës ose zorrës ose dobësi të muskujve, mund të rezultojnë nga tumoret kurrizore. Trauma në shpinë, të tilla si ato që rrjedhin nga aksidentet me makinë, gjithashtu mund të çojnë në dhimbje të nervit shiatik.
Disa hapa që mund t’i merrni ndërkohë:
– Praktikoni qëndrimin drejt
– Bëni ushtrime për muskujt e barkut
– Ecni ose notoni
– Ngrini pesha në mënyrë të kujdesshme dhe të sigurt
– Shmangni qëndrimin ulur ose në këmbë për periudha të gjata kohore
– Flini gjumë në mënyrë korrekte
– Shtriquni (bëni tërheqje)
– Shmangni takat e larta
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës