Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Mitrovicë, mbrëmjen e së premtes.Rreth orës 20:00, dy vetura ishin të përfshira në një aksident në Tunelin e Parë në Mitrovicë.Katër të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.Lajmin për telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.“Një aksident   trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth  orës 20:00, në Tunelin e parë në Mitrovicë. Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasojë e aksidentit  lëndime  kane pësuar katër   persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, tha Zahiti. /Telegrafi/