LAJMI I FUNDIT:

Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24-orëve në Kosovë

Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24-orëve në Kosovë

Katër persona janë arrestuar gjatë 24-orëve të fundit në Republikën e Kosovës, për dhunë në familje.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Rastet kanë ndodhur në Gllogoc, Gjilan, Prizren e në Malishevë.


Detaje nga raporti i policisë:

Gllogoc  27.07.2020-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte  e kishte sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e cila si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjilan, 27.07.2020 – 00:30.  Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili kishte sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 27.07.2020-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër shtetase e Shqipërisë, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me fëmijën e saj është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fsh. Banjë, Malishevë 27.07.2020-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka qenë duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull  kosovar i cili në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj saj, si pasojë e dhunës ajo ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori