Dietologia Jessica Crandall thotë se njerëzit shpesh nuk kërkojnë mjaftueshëm informacion dhe ndjekin dietën e parë që gjejnë, në përpjekje për të ndryshuar sa më shpejt
Disa dieta mund të shkaktojnë një sërë efektesh anësore, nga aroma e keqe e gojës dhe urinimi i shpeshtë, deri te lodhja dhe metabolizmi i ngadalësuar, shkruan Fitness Together.
Për një dietë/regjim ushqimor që do të japë rezultate afatgjata dhe të shëndetshme, largohuni nga këto atribute:
1. Është shumë kufizuese. Dietat supozohen të jenë kufizuese, apo jo? Po, edhe jo. Një dietë e shëndetshme përfshin prerje kalorish dhe vetë-disiplinim, por një dietë që ka shumë rregulla dhe kufizime mund të jetë shenjë se ka probleme. Kufizimet ekstreme të ushqimit, nuk janë domosdoshmërisht një zgjedhje ideale.
2. Ndalon grup të tëra ushqimesh. Heqja e grupeve të ushqimit – ose më keq, e makroelementeve të plota (karbohidratet, yndyrat dhe proteinat), tregon qartazi se ka një problem. Këto dieta eliminojnë lëndët ushqyese për të cilat trupi ka nevojë për të funksionuar në mënyrë optimale.
3. Kur dieta është “e kundërta e asaj që bëni”. Njerëzit shpesh janë të dëshpëruar për të nisur një dietë dhe mendojnë se fillimet drastike, do sjellin dhe ndryshim më të shpejtë. Por zakonet nuk formohen brenda natës apo jo?
Sugjerohet të niset ngadalë, si kalimi nga të konsumuarit bukë në të konsumuarit një bukë me më pak kalori. Ndryshimet e vogla do t’ju ndihmojnë të shmangni “tronditjen nga dieta”, citon Anabel.
4. Dietat që premtojnë humbje drastike peshe në një kohë të shkurtër: Këtu ka diçka që nuk shkon. Si rregull i përgjithshëm, humbje e shëndetshme e peshës do të thotë të humbasësh nga 0.4-1 kilogramë në javë. Kjo sigurisht varion sipas llojeve të ndryshme të trupave dhe metabolizmit.
Mos harroni se synimi kryesor i një diete nuk është vetëm humbja momentale e peshës, por edukimi për një stil jetese të shëndetshëm. Kjo do të sjellë edhe ndryshimet afatgjata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët